Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Leximi: SKANDALI/ Posta Shqiptare kthehet në filial të Iute Credit, promovon mikrokreditë me interesa “peshkaqenësh” ndaj qytetarëve
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Aktualitet > SKANDALI/ Posta Shqiptare kthehet në filial të Iute Credit, promovon mikrokreditë me interesa “peshkaqenësh” ndaj qytetarëve
Aktualitet

SKANDALI/ Posta Shqiptare kthehet në filial të Iute Credit, promovon mikrokreditë me interesa “peshkaqenësh” ndaj qytetarëve

Last updated: November 14, 2025 10:16
3 Min Read
SHARE

Ndërsa Banka e Shqipërisë paralajmëron për rreziqet e kredive të pakontrolluara dhe po përpiqet të frenojë huadhënien e papërgjegjshme që ka shkaktuar drama financiare në mijëra familje, një institucion shtetëror po vepron në drejtim të kundërt.

Posta Shqiptare ka hapur dyert për kompanitë e mikrokredisë, duke u bërë praktikisht një filial publik i Iute Credit, një prej subjekteve më të kritikuara për interesat e larta dhe praktikat zhvatëse ndaj qytetarëve.

Në një postim në rrjetet sociale, Posta Shqiptare njoftoi se qytetarët mund të aplikojnë për kredi të Iute Credit drejtpërdrejt në sportelet e saj, duke e paraqitur këtë si një “mundësi të lehtë” për t’u financuar.

Në realitet, këto janë kredi me interesa dhe komisione shumë më të larta se ato bankare, të cilat shpesh e fusin kredimarrësin në një spirale borxhesh që siç konfirmoi edhe skandali i mikrokredive, mund të përfundojë me pasoja të rënda ekonomike dhe sociale, shkruan Skyweb.al.

Demo

Klientët e mikrokredisë janë zakonisht individë që nuk arrijnë të përfitojnë kredi në sistemin bankar, për shkak të mungesës së të ardhurave të verifikueshme, papunësisë ose historikut të keq të pagesave.

Këta persona bëhen shënjestra e lehtë e institucioneve të mikrokredisë, të cilat japin shuma të vogla në dukje, por me interesa që mund të shumëfishojnë borxhin brenda pak muajsh.

Postimi i Posta Shqiptare në faqen e saj ku fton qyterarët që të aplikojnë në sportelet e saj për kredi te Iute Credit
Postimi i Posta Shqiptare në faqen e saj ku fton qyterarët që të aplikojnë në sportelet e saj për kredi te Iute Credit

Kujtojmë se skandalet me mikrokreditë në Shqipëri kanë prodhuar jo vetëm mijëra raste të grabitjes ligjore të qytetarëve, por edhe dy viktima që humbën jetën pas presioneve të egra për shlyerjen e detyrimeve. Përkundër këtyre rasteve, Posta Shqiptare – një institucion shtetëror – i ofron tashmë këtyre kompanive rrjetin e vet zyrtar për të zgjeruar aktivitetin dhe për të legjitimuar praktikisht zhvatjen e qytetarëve me logon e shtetit.

Kjo lëvizje bie ndesh me qëndrimin e Bankës së Shqipërisë, e cila ka paralajmëruar prej kohësh për nevojën e kontrollit rigoroz të aftësive paguese të kredimarrësve dhe për kufizimin e aksesit në kreditë me rrezik të lartë. Në vend që të ndihmojë qytetarët të shmangin borxhet e padrejta, Posta Shqiptare është kthyer në ndërmjetësen e tyre.

Gazetari Elton Tozaj dhunohet brutalisht, dalin pamjet e rënda
Alarm ekstrem nga Braçe: IQOS me pjesë të mprehtë në cigare, e kuptoni çfarë pijnë fëmijët tuaj?
Pranë grave kryefamiljare/ Mila: Të ndërtojmë së bashku një të ardhme më të sigurt për fëmijët tanë
Rast i përsëritur i abuzimit të Big Market, çmimi në vitrinë ndryshe nga ai në faturim
Vrasja mafioze në Rinas, shoqërohet “Betimi”, dyshohet se çoi cigare te Toyota e atentatit
TAGGED:Iute Creditposta shqiptare

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article Selvije Jao: Kam ëndërruar që të rris fëmijën me të dy prindërit, por kjo është jeta
Next Article I njohur për lidhjet me muxhahedinët dhe kriminelët, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i parë i atentatit në Rinas

Stay Connected

235.3kFollowersLike
69.1kFollowersFollow
11.6kFollowersPin
56.4kFollowersFollow
136kSubscribersSubscribe
4.4kFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Xhodi dhe Krist Dragoti në lidhje? Ja si përgjigjet ajo
Të famshëm
December 29, 2025
Parashikimi i motit 29 dhjetor 2025/ E hëna, dita më e ftohtë e javës
Moti
December 29, 2025
Horoskopi 29 dhjetor 2025, zbuloni parashikimin e yjeve për ditën e sotme
Horoskopi
December 29, 2025
Ndërron jetë Brigitte Bardot/ Një nga femrat më të bukura në botë, ylli i ekranit francez!
Të famshëm
December 28, 2025

Lexo edhe:

Aktualitet

Kulla “e kërrusur” 35-katëshe në Tiranë, zbulohet pse u thirr Bledi Shkëmbi në SPAK dhe lidhja me BIZNESMENEN Erinda Lutaj!

December 23, 2025
Aktualitet

Tragjedi në një familje/ 42 vjeçari gjendet pa jetë, nëna e tij merr vendimin ekstrem

December 23, 2025
Politikë

Nga 300 apartamentet, te jahtet me shumicë: Anatomia e një trillimi politik

December 22, 2025
Aktualitet

Shantazhi për tenderat e AKSHI-t, dalin pamjet e pengmarrjes të Gerond Meçes nga persona me veshje policie

December 22, 2025
Show More
//

We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2025 Vip-magazine.al All Rights Reserved.
  • Vip home
  • Vip Travel
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?