Wednesday, December 25, 2024

Shakira dhe Gerard Pique arrijnë marrëveshje për kujdestarinë e fëmijëve pas një takimi 12-orësh

Shakira do të transferohet në Miami vitin e ardhshëm me dy fëmijët e sa, si pjesë e një marrëveshjeje të arritur me Gerard Piquen dhe avokatëve të tyre në një takim maratonë 12-orësh.

Ylli kolumbian i popit, 45 vjeç, do të zhvendoset nga baza familjare në Barcelonë për në Florida me djemtë Milan, nëntë vjeç dhe Sasha, shtatë, në fillim të Vitit të Ri sipas shtypit katalan.

Gerard, i cili shpërtheu në lot të shtunën në stadiumin “Camp Nou” të Barcelonës gjatë një fjalimi emocional lamtumire pas tërheqjes nga futbolli, thuhet se i është dorëzuar dëshirave të Shakirës për të shmangur një betejë të shëmtuar divorci në gjykatë, shkruan DailyMail.

Takimi përfundoi me marrëveshjen që hoqi pengesën kryesore në përpjekjet e vazhdueshme të çiftit për të arritur një zgjidhje jashtë gjykatës.

Bisedimet maratonë filluan të hënën pasdite në ish-shtëpinë e familjes së Shakira dhe Gerard në Esplugues de Llobregat në periferi të Barcelonës.

Ai nuk përfundoi deri në orët e para të mëngjesit të së martës sipas shtypit vendas, me negociatat e përshkruara si ‘intensive’ nga e përditshmja katalanase El Periodico.

Ndërsa, La Vanguardia, e cila gjithashtu raportoi për marrëveshjen ‘pas 12 orësh negociata’ shtoi: ‘Milani dhe Sasha do të shkojnë me Shakirën në Miami’.

“Fëmijët do t’i kalojnë Krishtlindjet në Barcelonë, por sapo të fillojë viti 2023, futbollisti do të thotë lamtumirë dhe do të bëjë një sakrificë të dhimbshme në mënyrë që të rinjtë të mos përjetojnë një ndarje edhe më traumatike mes prindërve të tyre. Ai do të jetë në gjendje të kalojë Oqeanin Atlantik për t’i parë sa herë të dojë. Shpenzimet do të përballohen nga të dy”, tha media.

Ndërkohë, Gerard me më shumë se një vit të mbetur në kontratën e tij me klubin katalanas, tronditi botën e futbollit javën e kaluar kur njoftoi se po i jep fund karrierës së tij në këtë sport.

Pasi bëri një fjalim emocionues pas fitores së Barcelonës kundër Almerias në Nou Camp, ylli i pensionuar u pa duke u ngushëlluar nga e dashura e tij, Clara Chia, 23 vjeçe, teksa ata putheshin dhe përqafoheshin në tribunë në fushë.

Gerard – i cili njoftoi ndarjen e tij nga Shakira në qershor mes thashethemeve mashtrimi – ka patur dalje të vazhdueshme me të dashurën e tij modele javët e fundit.

Marrëdhënia e yllit të futbollit me bukuroshen e lindur në Barcelonë, Clara, u shfaq menjëherë pasi ai dhe Shakira njoftuan në qershor se ishin ndarë pas 11 vitesh dhe dy fëmijëve së bashku.

Jeta e tij personale ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave që atëherë dhe është cituar si një nga arsyet e vendimit të tij tronditës të pensionimit.

Webfaqja spanjolle e lajmeve Niusdiario raportoi javën e kaluar se çifti tani po jetojnë së bashku në apartamentin luksoz të Gerard në qendër të qytetit në Barcelonë dhe po planifikojnë të krijojnë një familje.

spot_img

Te fundit

112,000FansaPëlqeje
189,000NdjekësitNdjek
18,000NdjekësitNdjek
66,000AbonentëAbonohu
spot_img

Related articles