Një situatë e papritur, por edhe paksa komike ka ndodhur në Bulqizë, ku protagonisti ishte aktori i njohur i humorit, Salsano Rrapi.
Teksa ishte në skenë në kulmin e një skeçi bashkë me kolegët e tij, Salsano bëri një lëvizje drejt skajit të skenës, por humbi ekuilibrin dhe përfundoi direkt në tokë.
Momenti shkaktoi habi dhe të qeshura në sallë, por Salsano pas disa sekondash u ngrit nga toka dhe u ngjit në skenë për të vazhduar shfaqjen.