Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Reading: Saimiri në “Love Story” me plan sekret, dyshime se futi në garë të dashurën nga Gjermania për të zgjedhur atë në finale
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Të famshëm > Tv Shows > Saimiri në “Love Story” me plan sekret, dyshime se futi në garë të dashurën nga Gjermania për të zgjedhur atë në finale
Të famshëmTv Shows

Saimiri në “Love Story” me plan sekret, dyshime se futi në garë të dashurën nga Gjermania për të zgjedhur atë në finale

Last updated: January 17, 2021 17:57
11 Min Read
SHARE

Puntata e fundit e “Love Story” të hënën u komentua më shumë se të tjerat, pasi u transmetuan tri takime të Saimirit me vajzat, ku ai i puthi të tria në buzë.

Protagonistet kryesore të kësaj puntate ishin Meri, Generda dhe Flavia. Me të tria vajzat Saimiri realizoi takime romantike, duke mos ngurruar aspak që të tria vajzave t’u dhuronte puthje.

Në fillim me Generdën, pastaj me Flavian dhe në fund me Merin. Sipas komentuesve, Saimiri i ka puthur pothuajse të gjitha vajzat dhe tashmë është shumë e vështirë të kuptojmë se ku është i fokusuar më shumë ai dhe kë do të zgjedhë në fund, apo nuk do të zgjedhë asnjërën?

Por ndërkohë që 33-vjeçari ka krijuar këtë konfuzion, kanë nisur të qarkullojnë thashetheme se në fakt ai në këtë “Reality show” ka hyrë me plan.

Kjo, pasi listës së 18 vajzave që hynë në fillim të garë, iu shtua dhe një treshe e re në mes të dhjetorit. Përveç Generdës të ardhur nga Gjermania, në konkurrim u futën edhe Redona e Valentina, kjo e fundit e tërhequr në mënyrë të papritur nga gara.

Lexo edhe:

Çfarë ka ndodhur me dy moderatorët e njohur? Flet Erjona Rusti
Ledri i përket të shkuarës/ Sara Hoxha në një lidhje të re dashurie? (Detaje)
Gjesti ftesë Egli Takos në katundin e tij?/ Ja detaji që ngriti dyshime
Xhensila i jep fund aludimeve, zbulon marrëdhënien e saj me Ledrin

Le të ndalojmë pak te plani dhe Generda. Sipas thashethemeve që kanë nisur mes vajzave që po garojnë për të fituar Saimirin, në fakt Saimiri po garon për show pasi Generda e ardhur nga Gjermania është e dashura e tij reale dhe ai e futi në lojë për të zgjedhur atë si përfundim.

22-vjeçarja Generda Braçe ka lindur në Tiranë, por është larguar nga Shqipëria në moshën 1- vjeçare me familjen e saj drejt Gjermanisë. Profesioni i saj është menaxhere projektesh. Është shumë e lidhur me familjen. Karakterizohet nga siguria dhe besimi që ka në vetvete.

I pëlqen shumë të merret me sport, shkon rregullisht në fitness, por veçon biçikletën. Motoja e jetës së saj është “Jeta nuk gabon, çdo gjë ndodh për një arsye!”

Ishte pikërisht Generda, të cilën Saimiri zgjodhi ta puthte në dhomën e zhveshjes së një dyqani luksoz, me të cilën u ndje një kimi e pazakontë, së cilës ata ia bashkëngjitën komunikimit në gjuhën gjermane.

Për t’u bërë pjesë e këtij ‘reality dating show’, Generda u shpreh se ka lënë Gjermaninë për të gjetur dashurinë në Shqipëri, njësoj si Saimiri. Ajo tregoi se është larguar në Shtutgart që në moshën 1-vjeçare dhe se kjo është hera e parë që kthehet vetëm në Shqipëri, pasi nuk e lidhte asgjë me këtë vend.

“Jam larguar në moshën 1- vjeçare nga Shqipëria dhe kam 20 vjet që jetoj jashtë shtetit. Është hera e parë që kam ardhur në Shqipëri vetëm. Kam ardhur për një mision shumë të rëndësishëm për mua dhe ky mision quhet “Love Story”, ka thënë ajo.

E për ta njohur më tej tipin e saj, Generda ka folur pak edhe për karakterin e saj, duke theksuar se i pëlqejnë shumë sportet, një e përbashkët tjetër më Saimirin: “Sillem sipas situatës, po s’më pëlqeu si sillet njeriu unë i vë direkt kryqin. Më pëlqen shumë të merrem me sport, kam qenë në kurs noti, kurs volejbolli. Kam shumë qejf t’i jap biçikletës, sidomos me familjen të dielave kur është koha e bukur që nuk bie shi”.

Generda theksoi faktin: “S’kam qenë asnjëherë e dashuruar”, që komentuesit e kanë cilësuar një frazë të përdorur me kast, për të mos rënë në sy se mes saj dhe Saimirit, ekziston diçka para, përtej show-t dhe pas tij, që do të thotë se ajo do të jetë e zgjedhura e tij.

Edhe pse Saimiri nuk premtoi celebrim për vajzën që do të zgjedhë në fund, ai u shpreh se do ta provonte një herë si do shkonte lidhja pas programit për t’i hedhur hapat me kujdes.

KUSH ËSHTË SAIMIRI, 33-VJEÇARI BIZNESMEN QË VURI NË RADHË VAJZAT SHQIPTARE PËR NJË UNAZË

Njihuni me beqarin e “Love Story”, princi modern që do të rrëmbejë zemrat e shumë vajzave. Kështu e bëri produksioni nën drejtimin e Vera Grabockës dhe Alketa Vejsiut, prezantimin e 33-vjeçarit e ardhur nga Gjermania, i cili i vuri vajzat shqiptare në garë për një unazë nga ai.

Që pas shfaqjes në premierën e së hënës në spektaklin “Love Story”, djali më fizikun perfekt po komentohet si beqari më yll i momentit. Djaloshi që i ka bërë të gjithë ta diskutojnë, është ai që do t’u japë mundësinë 18 vajzave të njihen dhe të dalin në takime romantike me të.

Ish-futbollisti tashmë biznesmen është xhentëlmeni që ka bërë për vete mijëra shikues e më në fund nuk është më i panjohur. Ai jeton e punon mes Shqipërisë dhe Gjermanisë, është një financier dhe sipërmarrës i suksesshëm i disa bizneseve.Pasioni i tij është sporti dhe kjo duket qartë nga fiziku i tij, ndërkohë që sapo ka fituar titulli “princi modern”, pasi 18 vajza kanë hyrë në garë për të. Saimiri është në kërkim të dashurisë së jetës dhe do ta gjejë atë në sytë e gjithë botës, pas këshillës nga e ëma e tij, e cila i ka vënë detyrë që të martohet me një vajzë shqiptare.Gjatë klipit prezantues, folën për këtë vendim të tij dy prindërit dhe motra më e vogël, e cila i këshilloi vajzat që ta kenë kujdes vëllain, edhe pse në fillim nuk ishte dakord që ai të merrte pjesë në një format të tillë.Ndërkohë, e ëma, një bionde sharmante, u shpreh se edhe pse djali jetonte i vetëm, ajo sërish nuk rrinte pa i gatuar kekun e tij të preferuar apo pa i bërë gati valixhen kur ai nisej për një udhëtim, si ky i fundit në Tiranë, ku misioni i tij është të gjejë gruan e jetësNga ana tjetër, babai, të cilin Saimiri e cilësoi modelin e tij, u shpreh se me të birin janë më shumë si shokë sesa si babë e bir. E për ta plotësuar përshkrimin e tij, “Panorama Plus” sjell detaje të pathëna deri tani në program. Ai ka një profil në internet si futbollist, në pozicionin e mbrojtësit në fushë.

Ndër të tjera shkruhet se ka lindur në 27 gusht 1988 në Tiranë dhe në moshën 8-vjeçare është vendosur me familjen në Manhajmi të Gjermanisë. Është 1.89 m i gjatë dhe përveç skuadrave gjermane, në 2010 ka luajtur për Tiranën, që e kujton si eksperiencën më të bukur në karrierën e tij si futbollist. Ai është larguar në Gjermani me familjen kur ishte vetëm 8 vjeç.

Asokohe, natyrisht, nuk i kuptonte aq mirë vendimet e prindërve dhe familjes, por vite më vonë, do ta vlerësonte shumë sakrificën e tyre për një të ardhme më të mirë, që ai ka sot. Saimiri është diplomuar për financë dhe së bashku me familjen ka në zotërim disa biznese të suksesshme në Gjermani, në sektorin e restoranteve, por po ashtu menaxhon edhe një kompani taksish.

Veç profesionit, i pëlqen shumë të udhëtojë dhe të merret me aktivitet fizik, kryesisht palestër. Modeli që e ka frymëzuar gjithmonë ka qenë babai i tij. Futbolli ka qenë ëndrra e tij e parë, ka luajtur me skuadrat gjermane si Manheim dhe Stuttgard, por emocionin që i ka dhënë momenti kur ka luajtur për skuadrën e Tiranës, ka qenë i pakrahasueshëm.

Lind pyetja se ç’e shtyn një djalë si Saimiri që në dukje ka gjithçka, të vijë dhe të kërkojë partnere në një shoë televiziv. Vetë Saimiri tha se kishte marrë një ofertë të tillë më parë nga një televizion gjerman, por që e kishte refuzuar pasi partneren do ta ketë shqiptare.Që në fillim nëna dhe babai e mbështetën dhe i dhanë bekimin e tyre, ndërsa motra ishte pak skeptike për këtë pjesëmarrje. Nuk zgjati shumë, sepse shpejt edhe ajo u bind se ky program vlente për Saimirin, por dhe vëllai i saj ishte i duhuri për programin. Saimiri është një poliglot që flet 4 gjuhë të huaja, por me siguri, deri në fund, do të perfeksionojë më shumë gjuhën e dashurisë.

I rritur, edukuar, shkolluar dhe me karrierë në Gjermani, ai vendosi të gjejë fatin e tij në Shqipëri. Sa i përket tipit, konsiderohet një person i thjeshtë, i shkolluar, kavalier, me shpirt të ndjeshëm dhe empatik. Protagonisti 33-vjeçar është eksplorator i realiteteve të reja, i ka rënë përqark botës dhe adhuron sportin.

Ai ka lënë pas krahëve disa histori dashurie, por beson fort te dashuria e vërtetë. Po deri në fund le të shohim nëse Saimiri erdhi me të dashurën me vete, Generdën, apo e gjitha është një thashethemnajë e nxitur nga xhelozia femërore mes konkurrenteve në garë./Panoramaplus.al

 

Bashkë apo të ndarë? Alba tregon raportin me Limin

A është ndarë nga Elgit Doda? Klea Huta flet për herë të parë

“Miss World 2025”/ Kush është bukuroshja Tajlandeze që rrëmbeu titullin?

Xheraldina flet për ndarjen e Ledri Vulës nga Sara Hoxha!

Këngëtarja e njohur rrëzohet gjatë ngjitjes në skenë, video-ja bëhet virale në rrjet

TAGGED:Saimiri

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article Çifti i parë i ‘Përputhen’/ Geri tregon arsyen e ndarjes me Inën
Next Article “Rikthime dhe largime sonte”, Bora Zemani paralajmëron surpriza sonte në Përputhen
Leave a Comment Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected

235.3kFollowersLike
69.1kFollowersFollow
11.6kFollowersPin
56.4kFollowersFollow
136kSubscribersSubscribe
4.4kFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Zbulohet pyetja rrëqethëse që bënë fëmijët e Liridonës gjatë gjyqit për Naim Murselin: “Pse babi…”
Rajon
June 4, 2025
E trishtë, vritet aktori i njohur para shtëpisë së tij, dyshohet se.. (EMRI&FOTO)
Kulturë
June 4, 2025
Seanca/ Porositi vrasjen e gruas, Naim Murseli del sot para gjykatës! Flet vëllai i Liridona Ademajt
Rajon
June 4, 2025
Rrëfimi i gjeneralit që u bë President/ Moisiu flet për herë të parë për Mehmet Shehun, fortifikimin e Sazanit dhe tensionet me Greqinë!
Aktualitet
June 4, 2025

Lexo edhe:

Të famshëm

Livia i zbulon sekretin e radhës Mevlanit, e publikon në ‘instagram’

June 1, 2025
Të famshëm

Alfio Rrotani zbulon lidhjen e dashurisë në mënyrën më romantike: Ajo ende nuk e di që jam pronari i restorantit

June 1, 2025
Të famshëm

Zyrtarisht beqare, ish-banorja e “BBV 4” konfirmon divorcin nga ish-burri

June 1, 2025
Të famshëm

Jozi dhe Loredana marrin vendimin e befasishëm, detaji që hedh dyshime të forta

May 30, 2025
Show More
//

We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2025 Vip-magazine.al All Rights Reserved.
  • Vip home
  • Vip Travel
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?