Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Leximi: Rritje e sinkronizuar çmimesh për shqiptarët, nisin hetimet ndaj Vodafone dhe One
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Aktualitet > Sociale > Rritje e sinkronizuar çmimesh për shqiptarët, nisin hetimet ndaj Vodafone dhe One
Sociale

Rritje e sinkronizuar çmimesh për shqiptarët, nisin hetimet ndaj Vodafone dhe One

Last updated: January 19, 2026 21:59
4 Min Read
SHARE

Autoriteti i Konkurrencës ka hapur hetim të thelluar ndaj dy kompanive të ofrimit të shërbimeve celulare në vend, Vodafone Albania dhe One Albania. Siç kishte paralajmëruar në muajin tetor, gjatë raportimit në Kuvendin e Shqipërisë, Autoriteti i Konkurrencës gjatë fazës së hetimit paraprak të tregut ka gjetur elementë që mund të tregojnë sjellje anti-konkurruese nga dy operatorët celularë.

Në argumentimin e vendimit, Autoriteti i Konkurrencës shprehet se tregu me pakicë i shërbimeve celulare në Shqipëri paraqitet si një duopol, ku dy operatorët në fjalë zotërojnë së bashku 100% të tregut. Kjo strukturë tregon një përqendrim të lartë tregu dhe një nivel të kufizuar konkurrence efektive, duke krijuar kushte të favorshme për pozitë dominuese kolektive.

Nga hetimi paraprak që përfshiu periudhën nga 1 janari 2022 deri më 25 korrik 2025, është konstatuar se ndërmarrjet Vodafone Albania dhe One Albania kanë ndjekur një sjellje të ngjashme tregtare në lidhje me ofertat e tyre të shërbimeve celulare, përfshirë paketat me parapagesë, me kontratë dhe shërbimet roaming.

Lexo edhe:

Flori Mumajesi, mungesa dhe heshtja e tij, Fifi flet e shqetësuar: Çfarë ka ndodhur me këngëtarin e njohur?
Bashkëshortja e Erik Lloshit sqaron për herë të parë si është marrëdhënia mes tyre: Nuk isha dakord…
“Je fiks si ai”, Selin bisedon me Mirin për babain e saj: Ndoshta e ke mërzitur. Këngëtari: A do e takoj ndonjëherë?
Monika Kryemadhi zbulon banorin e preferuar në Big Brother Vip Albania

Në këtë periudhë, vihet re një rritje progresive dhe pothuajse e sinkronizuar e çmimeve, ndërkohë që nuk rezulton që këto ndërmarrje të kenë përdorur një metodologji të përllogaritjes së kostove, që do të justifikonte ndryshimet e çmimeve të aplikueshme në treg.

Demo

Nga analiza e zhvillimeve të çmimeve rezulton se, sa herë një nga operatorët ka rritur çmimet e paketave celulare, operatori tjetër e ka ndjekur brenda një periudhe të shkurtër kohore me një rritje të ngjashme, si në nivel çmimi, ashtu edhe në strukturën e paketës (minuta, internet, SMS, vlefshmëri etj.).

Kjo tregon një reagim të menjëhershëm dhe simetrik, që mund të interpretohet si praktikë e bashkërenduar, në kuptimin e ligjit “Për mbrojtjen e konkurrencës”.

Analiza e ofertave tregon se paketat e ofruara janë pothuajse identike në çmim dhe përmbajtje (sasi interneti, minuta kombëtare, përfshirje roaming etj.), duke kufizuar ndjeshëm mundësinë e zgjedhjes për konsumatorët dhe duke reduktuar presionin konkurrues ndërmjet operatorëve.

Ky homogjenitet i produkteve, i kombinuar me mungesën e transparencës në kosto, përbën një rrezik për koordinim të sjelljes së ndërmarrjeve, që synon ruajtjen e një niveli të qëndrueshëm çmimesh dhe fitimesh në treg.

Autoriteti i Konkurrencës thekson se asnjë nga ndërmarrjet nuk ka paraqitur dokumentacion që të dëshmojë se çmimet janë përllogaritur mbi bazën e një analize të kostove reale të shërbimeve.

Në mungesë të një metodologjie të qartë, rritjet e çmimeve mund të konsiderohen si të pajustifikuara ekonomikisht dhe si rezultat i një sjelljeje të orientuar drejt ndjekjes së një modeli të përbashkët tregtar, më shumë sesa drejt konkurrencës përmes inovacionit apo eficiencës.

Në konkluzion, Autoriteti i Konkurrencës shprehet se në kushtet kur tregu paraqet strukturë duopolistike; vihet re një sinkronizim në rritjen e çmimeve dhe oferta pothuajse të njëjta në çmime dhe përmbajtje; mungon transparenca dhe metodologjia kosto-çmim, atëherë sjellja e ndërmarrjeve Vodafone Albania dhe One Albania mund të përbëjë shkelje të ligjit, “Për mbrojtjen e konkurrencës”.

Hetimi i thelluar do të përfshijë periudhën kohore nga 1 janar 2022 deri në 18 nëntor 2025./Monitor

Qumësht me kimikate| Arben Ndreka i Lufrës përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE’së për bujqësinë
Luana drejt një romance të re? Ja detaji që po bën xhiron e rrjetit
Pas ‘tradhtisë’ së Dolces me Limin, Edi bër reagimin e papritur
“Qumësht me aflatoksinë”, Braçe: Lufra po shkatërron fermerët, favorizohet nga qeveria
E konfirmuar: Arbana Osmani rikthehet në ekran, do të prezantojë reality show-n e famshëm
TAGGED:KryesoreONE Albaniavodafone albania

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article Kjo është karroca e bebeve që ka ‘pushtuar’ rrugët europiane! Ja ku do ta gjeni në shqipëri

Stay Connected

235.3KFollowersLike
69.1KFollowersFollow
11.6KFollowersPin
56.4KFollowersFollow
136KSubscribersSubscribe
4.4KFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kjo është karroca e bebeve që ka ‘pushtuar’ rrugët europiane! Ja ku do ta gjeni në shqipëri
Vip Travel
January 19, 2026
Modelja e njohur shqiptare pëson hemoragji cerebrale, hapet fushatë ndihme për Dajana Kalon!
Të famshëm
January 19, 2026
Mot i kthjellët dhe vranësira të pakta, parashikimi për ditën e sotme
Moti
January 19, 2026
Horoskopi 19 janar 2026, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Horoskopi
January 19, 2026

Lexo edhe:

Tv Shows

Ilir Vrenozi lë garën e Big Brother Vip Albania 5, çfarë ndodhi në shtëpi

January 14, 2026
Sociale

Nëna HARRON të marrë vajzën nga shkolla, ja si u ndëshkua ajo…

January 14, 2026
Tv Shows

Befason Alketa Vejsiu: Po të kisha qëndruar në Top Channel, do e prezantoja Big Brother

January 13, 2026
Të famshëm

‘Një lamtumirë që kurrë nuk desha ta thoja’, Selvije Jao me dedikim të ndjerë për Shpat Kasapin

January 13, 2026
Show More
//

We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2025 Vip-magazine.al All Rights Reserved.
  • Vip home
  • Vip Travel
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?