Aktorja Arjola Demiri është një nga personazhet më të komentuar të momentit që pas hyrjes së saj në Big Brother VIP.
Brenda shtëpisë ajo ka treguar shumë histori nga jeta e saj personale.
Së fundmi, Arjola i ka rrëfyer Einxhelit paragjykimet me të cilat është hasur për shkak të profesionit të saj. Ajo i ka treguar se një puthje me aktorin e njohur, Bujar Asqeriu kishte shkaktuar debat në familjen e saj.
“Bëra filmin ‘Njerka’, puthesha me Bujar Asqeriun. Shkalloi farefisi. Edhe mami më thoshte; ça faji kam unë… Ne jemi shumë të lidhur. I thashë mamit se ky është profesion, ka edhe më keq,”, është shprehur ndër të tjera Demiri.