Prej pak ditësh në media po qarkullon lajmi se Zayn Malik dhe Gigi Hadid u ndanë, për shkak se këngëtari akuzohet se ka goditur nënën e modeles. Një nga motrat e Zayn e ka mbështetur artistin pas akuzave të Yolanda Hadid.
Waliyha Malik ndau një sërë postimesh në Instagram Story të enjten, në mbrojtje të Zayn, pas lajmeve të njëpasnjëshme për akuzën tronditëse të Hadid, si dhe ndarjes së tij nga vajza e Yolanda-s, Gigi Hadid, shkruan “Page Six”.
“Zayn të duam të gjithë (shoqëruar me emoji me zemër të bardhë)”, shkroi ajo, duke postuar dhe citime emocionale për rëndësinë e familjes.
Waliyha vazhdoi me një seri fotosh familjare dhe më pas publikoi një paralajmërim të ashpër për “karma-n”, që do të ndodhte në familjen Hadid.
“Karma vjen tek të gjithë. Karma e bën punën e saj për të gjithë. Çdo gjë rrotullohet në këtë botë! Nuk mund të ikësh duke akuzuar dhe poshtëruar njerëzit gjithë jetën tënde, s’më intereson se kush je!,”- shkruhej në thënien e postuar.
Ish-këngëtari i “One Direction”, 28 vjeç, mohoi akuzat e 57-vjeçares, duke thënë në një deklaratë të postuar në mediat sociale, se shpresonte që kjo gjë të zgjidhej në mënyrë që vajza e tij dhe e Gigi-t, Khai, të kishte “privatësinë që meriton”.
“Mohoj me vendosmëri sulmin e Yolanda Hadid dhe për hir të vajzës sime refuzoj të jap ndonjë detaj të mëtejshëm. Dhe shpresoj që Yolanda të rishqyrtojë akuzat e saj të rreme dhe të ‘shërojë’ këto dëme familjare,”- tha këngëtari.