Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Leximi: QSUT mbyll sallën 3 milionë euro të transplantit të veshkave, duke çuar shërbimin tek Spitali Amerikan i Allajbeut
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Uncategorized > QSUT mbyll sallën 3 milionë euro të transplantit të veshkave, duke çuar shërbimin tek Spitali Amerikan i Allajbeut
Uncategorized

QSUT mbyll sallën 3 milionë euro të transplantit të veshkave, duke çuar shërbimin tek Spitali Amerikan i Allajbeut

Last updated: December 13, 2025 11:51
3 Min Read
SHARE
Demo

Ishte viti 2009 kur në Shqipëri u realizua për herë të parë transplanti i veshkës tek një vajzë 19-vjeçare, të cilës veshkën ia dhuroi babai i saj.

Ky ishte një sukses për shërbimin e Urologjisë dhe Nefrologjisë në QSUT, të cilët drejtoheshin në atë kohë nga mjeku urolog prof. Mustafa Xhani dhe mjeku nefrolog prof. Nestor Thereska, sukses i cili u trumbetua me të madhe. Historia e transplantit të veshkave nisi në vitin 2006 me një investim prej gati 3 milionë euro të projektit italian “Intereg”. Në QSUT u ndërtua salla e operacioneve për kryerjen e transplantit me pajise të teknologjisë së fundit të asaj kohe. U trajnuan mjekë urologë dhe nefrologë shqiptarë të cilët shkuan në Itali dhe po kështu në transplantin e parë u asistuan nga profesorë të njohur italianë.

Demo

Në atë kohë u premtua se do kryheshin 20 transplante në vit dhe në listë pritjeje ishin 500 persona. Por në fakt u kryen 2 apo 3 transplante të veshkave dhe sallës iu vu kyçi. Transplantet kryheshin, por jo më në shërbimin publik të urologjisë dhe nefrologjisë, por në dy spitalet jo publike të cilat janë në pronësi të biznesmenit Klodian Allajbeu, i cili prej vitesh vjel miliarda lekë nga taksapaguesit shqiptarë.

Lexo edhe:

Nga Gucci te Philipp Plein, mijëra veshje false të sekuestruara nga policia, dhjetëra persona të arrestuar
Braçe i ashpër me ministrat: Duhet të largohen nga detyra ata që…
Skandali me hemodializën e Allajbeut, KLSH: Janë paguar dy herë shërbime për të njëjtin pacient
Allajbeu fiton tenderin 750 milionë lekë për pajisjet e kardiokirurgjisë, u skualifikua oferta 120 milionë lekë më e ulët!

Burime për Top Channel bëjnë me dije se kostoja e një transplanti në dy spitalet e Allajbeut është 20–21 mijë euro. Po të njëjtat burime të besuara thonë se vetëm për vitin 2024 janë realizuar 14 transplante, 7 në spitalin Hygeia dhe 7 në spitalin Amerikan. Me një matematikë të thjeshtë, për 14 transplante përllogariten 280 mijë euro, të cilat kanë shkuar në një dorë, në arkën e biznesmenit Klodian Allajbeut.

Ndërkohë që në QSUT një sallë e pajisur me aparatura dhe gjithçka duhet për të kryer një transplant vazhdon të mos jetë funksionale pa një arsye konkrete. Top Channel i është drejtuar me një shkresë zyrtare drejtorisë së QSUT për të mësuar se përse nuk realizohet transplanti i veshkave në shërbimin publik? Deri në kthimin e kësaj përgjigjeje, burime të besuara të Top Channel thonë se shefi i shërbimit të Urologjisë nuk merr përsipër t’i realizojë ato me argumentin se stafi i ri nuk është trajnuar, pasi ekipi që e ka kryer më parë tanimë është në pension.

Por a është kjo në fakt një arsye, apo skema është ndërtuar e tillë për të favorizuar biznesmenin që vjel nga të gjitha anët buxhetin e shëndetësisë? Kirurgë të njohur thonë se transplant i veshkës është një procedurë e thjeshtë, thjesht kërkon vullnet. Madje ka pasur tentativa për ta rifilluar disa herë, por nuk dihet se çfarë e pengon rifillimin e kësaj procedure. Ndërkohë që shteti vazhdon të paguajë miliona lekë për spitalet private të Klodian Allajbeut./Top Channel

Enxhi Nasufi flet pas largimit nga Wake Up: Mundohen të na hedhin baltë…
Tragjike/ Humbin jetën në aksident rrugor dy të rinjtë shqiptarë
Kush i kontrollon miliona euro të mbetjeve spitalore? Mes tyre pronari i Spitalit Amerikan, Klodian Allajbeu
Komunikime të rëndësishme dhe tensione, ja çfarë parashikojnë yjet sot për ju
Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro
TAGGED:klodian allajbeuSpitali amerikanspitali hygeia

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article Media franceze: Mozaiku i Bazilikës në Lin, thesar i trashëgimisë kulturore shqiptare
Next Article Nga Gucci te Philipp Plein, mijëra veshje false të sekuestruara nga policia, dhjetëra persona të arrestuar

Stay Connected

235.3kFollowersLike
69.1kFollowersFollow
11.6kFollowersPin
56.4kFollowersFollow
136kSubscribersSubscribe
4.4kFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Konfirmohet emri, kush është moderatorja e Big Brother VIP Fan Club
Tv Shows
December 13, 2025
Studimi: Ecja e shpejtë mund të ngadalësojë procesin biologjik të plakjes
Shëndeti
December 13, 2025
Media franceze: Mozaiku i Bazilikës në Lin, thesar i trashëgimisë kulturore shqiptare
Vip Travel
December 13, 2025
Do moderojë “Big Brother VIP Fan Club”? Egli Tako thyen heshtjen
Tv Shows
December 13, 2025

Lexo edhe:

Uncategorized

Zbardhet DOSJA HETIMORE e vdekjes së Brian Spahiut/ “Do bëjmë vetëm dy dhëmbë”, si u fut fëmija në ndërhyrje pa grafi, mjekja….

October 15, 2025
Uncategorized

“Erion Veliaj e kanë nxjerrë nga burgu tre netë më parë…”

October 10, 2025
Uncategorized

“Cigarja elektronike tek fëmijët, një krim i IQOS”, Braçe, thirrje autoriteteve

October 1, 2025
Uncategorized

Publikimi i videos së vëllait të Gjestit, reagon ashpër Olti Curri: Ju që e xhiruat jeni përbindësha

September 28, 2025
Show More
//

We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2025 Vip-magazine.al All Rights Reserved.
  • Vip home
  • Vip Travel
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?