Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Leximi: Përmbysja e papritur në kursin e këmbimit menjëherë pas zgjedhjeve/ Euro shënon rritjen më të fortë ditore që prej marsit të vitit të kaluar
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Aktualitet > Ekonomi > Përmbysja e papritur në kursin e këmbimit menjëherë pas zgjedhjeve/ Euro shënon rritjen më të fortë ditore që prej marsit të vitit të kaluar
Ekonomi

Përmbysja e papritur në kursin e këmbimit menjëherë pas zgjedhjeve/ Euro shënon rritjen më të fortë ditore që prej marsit të vitit të kaluar

Last updated: May 17, 2023 13:07
4 Min Read
SHARE
Demo

Euro ka vazhduar forcimin e shpejtë në kursin e këmbimit me lekun edhe ditën e mërkurë.

Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, euro u këmbye me 113.43 lekë, në rritje me 1.54 lekë krahasuar me ditën e djeshme dhe me 2.8 lekë që nga data 11 maj, kur preku minimumin historik.

Kursi i sotëm i euros është më i larti që prej fundit të muajit mars të këtij viti. Ndërkohë, luhatja ditore në rendin e më shumë se 1.5 pikëve nuk shënohej që prej fillimit të marsit të vitit të kaluar, periudhë që përkoi me shpërthimin e luftës në Ukrainë.

Lexo edhe:

Euro dhe dollari prekin fundin, me sa shiten e blihen monedhat e huaja
Samir Mane fitoi vitin e kaluar 500 milionë dollarë më shumë
Euro dhe dollari në nivele tepër të ulëta, ja sa shkon kursi
Këmbimi valutor 27 shkurt/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Sipas ekspertëve, luhatje kaq të forta ditore në kursin e këmbimit dhe rritja e marzheve të tregtimit nga agjentët e këmbimit valutor mund të shpjegohen kryesisht me faktorë psikologjikë dhe një lloj paniku që krijohet kur në treg krijohen pritshmëri të forta në një kah të caktuar.

Kursi i këmbimit në javët para zgjedhjeve lokale zbriti në nivelet më të ulëta historike. Një pjesë e mirë e mirë e agjentëve ekonomikë e lidhën këtë zhvlerësim pikërisht me zgjedhjet e përgjithshme, çka krijoi pritshmëri se rënia do të frenohej menjëherë pas zgjedhjeve.

Një pritshmëri e tillë mund të ketë ndikuar sjelljen e aktorëve të tregut dhe ndoshta edhe pozicionime të mundshme spekulative. Kur kursi zbriti pranë nivelit të 110 lekëve dhe fushata zgjedhore ishte drejt fundit, shumë subjekte mund ta kenë vlerësuar këtë si momentin më të mirë për të blerë. Kjo rriti gradualisht kërkesën për euro dhe i dha një shtysë të fortë në rritje kursit të këmbimit, sidomos në ditët pas zgjedhjeve.

Pritshmëritë e njëanshme kanë një ndikim të rëndësishëm në sjelljen e aktorëve të tregut. Në këtë rast, pritshmëria mund t’i shtyjë ato subjekte që kanë euro për të shitur të presin që kursi të rritet më tej: kjo e tkurr ofertën e valutës në treg dhe nxit më shumë rritjen e kursit.

Nga ana tjetër, subjektet që kanë nevojë të blejnë euro mund të kushtëzohen të veprojnë në kahun e kundërt, pra, të nxitojnë të blejnë, para se kursi të rritet më shumë. Kjo ndikon në një rritje të mëtejshme të kërkesës për euro dhe gjithashtu e shtyn më shumë në rritje kursin e këmbimit.

Momente të tilla në tregun valutor janë shfaqur pas shpërthimit të pandemisë, në vitin 2020, ose pas shpërthimit të luftës në Ukrainë, vitin e kaluar. Në këto raste, ka mjaftuar një ndërhyrje e shkurtër 2-3 ditore e Bankës së Shqipërisë për ta qetësuar tregun dhe për ta përafruar në vlerat e mëparshme.

Stabilizimi i shpejtë pas ndërhyrjeve të bankës qendrore në thelb dëshmon se këto luhatje të forta kanë qenë thjesht rezultat i panikut dhe jo i ekuilibrave normalë të kërkesë-ofertës në treg.

Situata që po kalon tregu valutor aktualisht duket, në pamje të parë, shumë e ngjashme. Deri në momentin që tregu filloi të kushtëzohej nga faktori i zgjedhjeve, lëvizjet e kursit kishin një ritëm normal, por me një tendencë afatgjatë në favor të forcimit të lekut. Periudha parazgjedhore dhe sidomos ajo paszgjedhore, sipas agjentëve, sollën luhatje që duken të pajustifikuara dhe nuk mbështeten në faktorët themelorë të tregut./MONITOR

Përmbysja e papritur në kursin e këmbimit menjëherë pas

Këmbimi valutor 23 shkurt/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera
Nga buqetat tek dhuratat romantike, sa kushton Shën Valentini në Shqipëri
Shporta e inflacionit/ Ulen shpenzimet për veshje e mobilim, rriten për digjitalizimin dhe financat
Kush po e ul Euron? Turizmi sipas ekspertëve, paratë e pista sipas qytetarëve
Bankers Petroleum, miliona euro humbje për shtetin: Jo vetëm taksa të papaguara, por edhe arbitrazhe të kushtueshme

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article Harta “rozë” e Shqipërisë, ‘shpërthen’ këngëtari i njohur: Më shumë opozitë kishte në diktaturë, se sot në demokraci
Next Article “Çfarë problemi ka kjo grua?”, deputetja e njohur shqiptare shpërthen ndaj opinionistes së BBVA

Stay Connected

235.3KFollowersLike
69.1KFollowersFollow
11.6KFollowersPin
56.4KFollowersFollow
136KSubscribersSubscribe
4.4KFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thellohet tragjedia/ Shkon në 3 numri i viktimave në Podujevë, ndërron jetë edhe 31-vjeçarja, autorja e dyshuar
Aktualitet
March 23, 2026
Ish-banorja e Big Brother Vip Kosova në pritje të ëmbël?
Të famshëm
March 23, 2026
Përplasja e vjetër rikthehet në ekran: Einxhel Shkira dhe Armina Mevlani bashkë në “Ferma VIP 3”
Tv Shows
March 23, 2026
Heidi Baci reagon e prekur nga deklaratat e Romeo Veshajt për ndarjen e tyre
Të famshëm
March 23, 2026

Lexo edhe:

Ekonomi

Kursi i këmbimit/ Sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja?

January 24, 2026
Ekonomi

Skandali kriminal/ Raiffeisen Bank fshehu paratë e Bankers, që shteti të mos mblidhte dot detyrimet

January 23, 2026
Ekonomi

Këmbimi valutor 22 janar/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

January 22, 2026
Ekonomi

BKT pranon: Disa klientëve iu vodhën lekët në llogari, këshilla për qytetarët

January 13, 2026
Show More
//

We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2025 Vip-magazine.al All Rights Reserved.
  • Vip home
  • Vip Travel
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?