Aktorja e njohur, Arjola Demiraj mori një dhuratë super speciale pak ditë më parë. Ajo dhe fëmijët e saj u surprizuan në “Big Brother VIP”, duke marrë një shtëpi të re.
Së fundmi, aktorja ka thënë se kjo ka qenë ëndrra e saj, për të cilën dëshironte të fitonte.
Madje, Arjola u eleminua dhe u kthye në shtëpi me një biletë kthimi. Ndërkohë, gjatë një bisede me banorët, ajo është shprehur se nuk do të luftojë më për finalen.
“Jam kthyer vetëm sepse kisha fat, jo për të luftuar për finalen. Unë kur jam nisur dëshira ime ka qenë që të fitoj “Big Brother” dhe të blej një shtëpi”, u shpreh Arjola.