Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Leximi: Pas skenave të nxehta, Luizi dhe Olta shkëpusin çdo raport, paraskenat e sherrit gjatë xhirimit të filmit! Si nisi përplasja këngëtarit me Dean
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Të famshëm > Profili i Vipave > Pas skenave të nxehta, Luizi dhe Olta shkëpusin çdo raport, paraskenat e sherrit gjatë xhirimit të filmit! Si nisi përplasja këngëtarit me Dean
Profili i VipaveTë famshëm

Pas skenave të nxehta, Luizi dhe Olta shkëpusin çdo raport, paraskenat e sherrit gjatë xhirimit të filmit! Si nisi përplasja këngëtarit me Dean

Last updated: July 15, 2023 14:32
8 Min Read
SHARE
Demo

E gjithë vëmendja e publikut është te filmi që Olta Gixhari dhe Luiz Ejlli janë duke xhiruar aktualisht. Që pas përfundimit të “Big Brother”, dy protagonistët bashkuan forcat për të sjellë një film dramë-romancë, që me gjasa do të jetë një sukses i garantuar.

“Në kuadër të dashurisë” shfaq një histori dashurie në kohët moderne që ndërlidh jetët e dy njerëzve dhe të familjeve të tyre. Një çift i martuar prej vitesh janë në buzë të ndarjes. E ndërsa gatisin letrat e divorcit, një ftesë iu vjen nga mamaja e vajzës për një festë surprizë ditëlindjeje.

Të gjendur para sikletit, çifti vendos të lënë Tiranën, e të nisen në Korçë, në këtë vizitë e cila bashkon familjet e të dyja palëve. Në role kryesore janë Luiz Ejlli dhe Olta Gixhari, dy ndër personazhet më të komentuar prej disa muajsh tanimë. Nga “rivalë” në shtëpinë e “Big Brother VIP”, ata vijnë tashmë si burrë dhe grua.

Lexo edhe:

“Ferma Vip” pa kryeplak, Eduart Grishaj zbulon detajet një ditë para spektaklit
Festivali i Pranverës në RTSH, Ermira Babaliu kundër kriterit të kufirit të moshës
Gimbo në burg? Lajmi trondit Selin brenda shtëpisë Big Brother VIP
“Do bëj kallëzim në polici”, Egla Ceno përballet me të papriturën

E tashmë është zbuluar i gjithë kasti i filmit, të cilët janë: Luiz Ejlli, Olta Gixhari, Salsano Rrapi, Sara Hoxha, Ndriçim Xhepa, Zamira Kita, Olta Daku, Besmir Bitraku, Salsano Rrapi, Luan Jaha, Ylber Bardhi, Roerd Toçe, Sotiraq Bratko, Dea Mishel Hoxha, Aleksandër Grami, Eni Shehu, Myzafer Zilfaj, Xhljano Brisku, Megi Pojani, Sara Kolami.

Megjithatë, interesi është i madh për të parë Oltën dhe Luizin, dy armiq të përbetuar në lojë, që këtë herë kanë rolin e burrit dhe gruas. Të gjithë e kujtojmë marrëdhënien e tensionuar që ata kishin brenda shtëpisë, çfarë u reflektua edhe në ditët e para jashtë lojës.

Megjithatë dy personazhet u duk sikur bënë paqe, teksa ndanë rolet e tyre në film. Por duket se e vërteta është komplet ndryshe. Marrëdhënia e tensionuar mes Luizit dhe Oltës ka vijuar edhe në shesh xhirim. Dy protagonistët, janë shfaqur shpesh herë nervoz ndaj njëri-tjetrit, duke mos i fshehur momentet e tensionit edhe në sy të kastës së aktorëve.

Nga ajo që kemi mundur të mësojmë është që në rrafshin personal, Olta dhe Luizi praktikisht nuk kanë asnjë kontakt me njëri-tjetrin. Madje dy protagonistët as nuk ndiqen në “Instagram”, si për t’i vënë vulën këtij raporti.

Dëshmitarët e këtyre problemeve mes tyre kanë rrëfyer se Olta shpesh herë ka debatuar me Luizin edhe për nivelin e tij në aktrim, duke pasur disa kërkesa më shumë ndaj tij, por edhe ndaj stafit. Natyrisht që përplasjet jo në të gjitha rastet kanë nisur vetëm nga Olta, pasi dëshmitarët, kanë zbuluar se shpesh ka qenë Luizi ai që ka pasur momente acarimi me kolegen e tij në film.

Megjithatë, projekti i filmit ka vijuar dhe aktualisht xhirimet janë drejt përfundimit. Drejt përfundimit ngjason edhe marrëdhënia e Oltës dhe Luizit, që me gjasa pas këtij filmi, nuk do të kenë më as miqësi së bashku, e aq më pak bashkëpunime të tjera.

Kujtojmë se Luizi nuk ka pasur probleme vetëm me Oltën gjatë xhirimit të filmit, por edhe me Dean, e cila gjithashtu është pjesë e kastit. Përplasjet e Deas dhe Luizit kanë nisur në Korçë, teksa kanë qenë duke xhiruar. Luizi është protagonist në këtë film, teksa Dea ka vetëm një rol episodik.

 

Megjithatë, gjatë xhirimeve, ata kanë nisur me konfliktet, çfarë ka bërë që pas përplasjeve, të ndërpresin çdo komunikim mes tyre, pavarësisht bashkëpunimit për shkak të punës. Të dy finalistët e “Big Brother”, kanë vijuar punën me xhirimet, veç se këtë herë, pa asnjë komunikim personal mes tyre. Një video e Luiz Ejllit, teksa ofendon Dea Mishel nga koncerti në Shkodër ka bërë xhiron e rrjetit orët e fundit.

“Tani këtë këngë ia dedikoj një banoreje të shtëpisë së ‘BBVip’ se më tha je provincial se Shkodra është provincë. Ajo e kishte zakon që kur vinin djem në shtëpi, ia hidhte nga një sy. Edhe unë i kam thënë: kur të jem brenda do loz me gjërat që janë brenda. Ama kur të dal jashtë unë nuk të harroj, kështu që sot dua dhe ndihmën tuaj për me t’i bërë këtë dedikim asaj dhe kujtdo që thotë që Shkodra është provincë”, tha Luizi dhe më pas nisi këngën “O lulija jonë me limona o, kush na ka inatin ju q**** nona o”, ishin fjalët e Luizit të cilave Dea Mishel u është përgjigjur e prerë duke e paralajmëruar të mos merret më me familjen e saj.

Por nëse me Dean nuk ka shumë lidhje në film, me Oltën bashkëpunimi është i pashmangshëm. Veç sherreve larg kamerave, në rol, dyshja ka edhe skena të nxehta. Luiz Ejlli i ftuar në “Fiks Fare” foli në lidhje me xhirimet e filmit “Në kuadër të dashurisë”, dhe për skenat e përfolura me Oltën.

“Për mua, ndoshta janë disa skena çukuçuku, se s’jam aktor profesionist, por për Oltën dhe të tjerët s’është kështu. Ajo ishte vetëm një puthje”, tha Luizi.

“Sapo e mori vesh dhe Kiara, filloi duke bërë valixhet gati. I thashë a jemi duke ik me pushime, veç kur iku te njerëzit e vet”, tha ai me shaka.

Kulmi i debateve mes tyre arriti në “Post Big Brother”, ku Olta nuk i ndali akuzat për Luizin, por edhe Kiarën. Aktorja e akuzoi ish-konkurrenten se e shfrytëzon fituesin e “BBV2”, pasi fama e tij është shumë e madhe: “Ajo po të shfrytëzon ty sepse je shumë i famshëm, kaq ka treguar deri tani. Kjo ‘e kulluara’, meqë tha që është kaq e mire. Burrë e grua nuk të bëjnë interesi, por nevoja. Ti je materialiste”.

Nga ana tjetër, edhe Kiara pati një reagim të ashpër për Oltën. “Deri më tani nuk kam nxjerrë asnjë ofendim për askënd. Ky më ka vendosur unazën në gisht dhe që prej atij momenti nuk ke gojë të flasësh. Jo të më rrish të më flasësh cepave, e të më thuash: ju do ndaheni. Ti je inatçie, kjo je ti”, u shpreh moderatorja.

Pavarësisht, se u duk se Kiara dhe Olta u bënë shoqe jashtë “Big Brother”-it, duke u takuar e duke shkëmbyer batuta mes tyre, debatet kanë vijuar. Por nëse me Kiarën është një kapitull i mbyllur që në spektaklin e fundit të “Big Brother”, me Luizin përplasjet kanë vijuar më gjatë, duke shoqëruar me tensione thuajse të gjithë xhirimet e filmit.

Artani bën akuzat e forta për Rogertin: Punonte në KESH, merrte lekët e të gjithëve dhe luante bixhoz…
“Kur unë isha i famshëm, Rogerti ruante lopët”, Artani pas daljes nga BBV: Gruan e gjeta të traumatizuar, i thashë…
Ish-banorja e Big Brother Vip Kosova në pritje të ëmbël?
Përplasja e vjetër rikthehet në ekran: Einxhel Shkira dhe Armina Mevlani bashkë në “Ferma VIP 3”
Heidi Baci reagon e prekur nga deklaratat e Romeo Veshajt për ndarjen e tyre

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article “Puthja e djallit”/ Luiz Ejlli dhe Sara Hoxha zbulojnë skenën më të vështirë në film
Next Article “Shfrytëzoni” fundjavën! Moti merr kthesën e fortë javën e ardhshme, ja çfarë pritet të ndodhë me temperaturat

Stay Connected

235.3KFollowersLike
69.1KFollowersFollow
11.6KFollowersPin
56.4KFollowersFollow
136KSubscribersSubscribe
4.4KFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Rikthehen reshjet e shiut në të gjithë vendin, si do luhaten temperaturat
Moti
March 26, 2026
Horoskopi 26 mars 2026, zbuloni parashikimet e yjeve
Horoskopi
March 26, 2026
Dashuria është në ajër: Këto tri shenja të zodiakut do të hapin një kapitull të ri romantik
Horoskopi
March 25, 2026
Rriten temperaturat, njihuni me parashikimin e motit për sot
Moti
March 25, 2026

Lexo edhe:

Të famshëm

Jo dy po tre! Zbulohen opinionistët e Ferma VIP

March 23, 2026
Të famshëm

“Nuk kam tradhtuar kurrë”, rrëfehet Ngjela: Pengu më i madh, mungesa e një fëmije

March 23, 2026
Të famshëm

Ish-konkurrenti i “Për’puthen” së shpejti baba për herë të dytë, ja postimi emocional

March 22, 2026
Të famshëm

Ana Lika rrëfen si u dashurua me Bjordin: Nuk ishte me shikim të parë

March 21, 2026
Show More
//

We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2025 Vip-magazine.al All Rights Reserved.
  • Vip home
  • Vip Travel
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?