Shkëlzen Berisha dhe Armina Mevlani kurorëzuan dashurinë e tyre 9-vjeçare më 25 shtator në një dasmë spektakole me më shumë se 300 të ftuar. Mes tyre ishin të ftuar shumë personazhe të njohur të politikës dhe medias.
Mirëpo, duket se pas dasmës që bëri xhiron e rrjetit, Armina ka zgjedhur të bëjë disa ditë pushimi në Como të Italisë, në një ndër vilat më luksoze të zonës. Ajo ka postuar një video në Instagram, ku shfaqet me një fustan ngjyrë rozë dhe me një libër në dorë.