Sunday, May 28, 2023

|

Parashikimi i motit për sot/ Diell dhe temperatura të larta, por “surprizat” nuk do të mungojnë!

po lexohet

Sipas MeteoAlb, pjesa e parë e ditës; dominohet nga moti i kthjellët dhe vranësira të lehta e kalimtare në pjesën më të madhe të territorit por pritet që orët e pasdites të sjellin vranësira më të shpeshta, si fillim në jug të vendit dhe gradualisht përfshijnë të gjithë territorin, duke rrezikuar momente me pika shiu në zonat jugore dhe juglindore të vendit.

Gjatë natës dhe mëngjesin e së dielës priten vranësira më të dendura në të gjithë territorin. Temperaturat e ajrit do të rriten ndjeshëm në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur nga 9°C deri në 30°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 2 – 3 ballë.

të fundit

Nuk ka qetësi për vendin fqinj, goditet nga një tjetër tërmet i fuqishëm, ja ku ishte epiqendra

Një tërmet me magnitudë 3.2 Rihter ka lëkundur vendin fqinj rreth orës pesë të mëngjesit sot. Epiqendra e tërmetit është...

të ngjashëm