Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Leximi: Paralizohet Tirana/ Masa të rrepta për ndeshjen Shqipëri-Letoni, angazhohen qindra efektivë: Rrugët që bllokohen
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Sport > Paralizohet Tirana/ Masa të rrepta për ndeshjen Shqipëri-Letoni, angazhohen qindra efektivë: Rrugët që bllokohen
Sport

Paralizohet Tirana/ Masa të rrepta për ndeshjen Shqipëri-Letoni, angazhohen qindra efektivë: Rrugët që bllokohen

Last updated: September 8, 2025 16:14
8 Min Read
SHARE

Policia e Shtetit ka hartuar një plan të posaçëm masash për garantimin e rendit dhe sigurisë para, gjatë dhe pas ndeshjes së futbollit “Shqipëri-Letoni” që do të zhvillohet nesër më datë 9 shtator 2025, në orën 20:45, në stadiumin “Arena Kombëtare” në Tiranë.

Sipas policisë, do të ketë kontrolle të rrepta në stadium, kufizime të qarkullimit nga ora 17:00 në disa akse kryesore të Tiranës dhe përdorim të pajisjeve anti-dronë.

Demo

Policia apelon tifozët të mos publikojnë biletat online, të respektojnë rregullat dhe të shmangin sjelljet e dhunshme, të cilat ndëshkohen me gjobë ose burgim.

Lexo edhe:

Tronditëse! Ish-sulmuesi gjendet i vdekur në banesën e tij, dyshimet e para
Ndahet nga jeta sulmuesi i Liverpool! 28-vjeçari Diogo Jota vdes në një aksident, dy javë pas martesës
E BUJSHME/ Bufon konfirmon trajnerin e ri të Italisë, EMRI surprizë!
“Me Brojën është gjithmonë i njëjti problem”, Silvinjo analizon lojtarët: Manajn e caktova unë për penalltinë

Në terren do të angazhohen qindra efektivë policie për të garantuar sigurinë dhe mbarëvajtjen e aktivitetit.

Njoftim i Policisë së Shtetit

Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash për garantimin e rendit dhe sigurisë para, gjatë dhe pas ndeshjes së futbollit “Shqipëri – Letoni” që do të zhvillohet më datë 9 shtator 2025, në orën 20:45, në stadiumin “Arena Kombëtare”, Tiranë.
Duke u mbështetur te përvoja pozitive për planifikimin, organizimin dhe menaxhimin e situatës së rendit dhe sigurisë publike gjatë aktiviteteve me përmasa ndërkombëtare, Policia e Shtetit ka hartuar një plan masash të posaçëm me detyra konkrete për të gjitha strukturat e Policisë të përfshira. Konkretisht, në planin e masave parashikohen:
-Shoqërimi dhe sigurimi i futbollistëve të ekipit të Letonisë, nga aeroporti i Rinasit, në hotel, në stadium dhe në kthim për në Rinas;
-Shoqërimi dhe sigurimi i futbollistëve të ekipit të Shqipërisë, në stadium;
-Kryerja e kontrolleve të hollësishme në mjediset e stadiumit dhe brenda stadiumit, për shtetas të paautorizuar, sende dhe lëndë piroteknike, para se të futen tifozët;
-Organizimi i shërbimeve për garantimin e rendit publik para, gjatë dhe pas përfundimit të ndeshjes së futbollit, jo vetëm pranë stadiumit, por dhe kontrolli i territorit në të gjithë qytetin e Tiranës;
-Sigurimi i rrugëkalimeve të shërbimeve të emergjencës;
-Menaxhimi i trafikut rrugor në qytetin e Tiranës, para, gjatë dhe pas ndeshjes së futbollit.
Për të garantuar sigurinë para, gjatë dhe pas zhvillimit të kësaj ndeshjeje ndërkombëtare, është bashkëpunuar me të gjitha institucionet që kanë rol në mbarëvajtjen e këtij aktiviteti, konkretisht me Federatën Shqiptare të Futbollit, UEFA-n, Gardën e Republikës, Policinë Bashkiake, Shërbimin Zjarrfikës, shoqëritë private të sigurisë (stjuartët dhe personeli i sigurisë), spitalet, qendrat shëndetësore dhe ato të ndihmës së parë.
Gjithashtu, janë vendosur kontakte dhe po bashkëpunohet dhe me personelin e shërbimit të sigurisë të ekipit të futbollit të Letonisë, në funksion të rritjes së standardeve të sigurisë para, gjatë dhe pas zhvillimit të kësaj ndeshjeje ndërkombëtare.
Për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti, gjatë datës 9 shtator 2025, nga ora 17:00 deri në përfundim të ndeshjes, nga Policia e Shtetit, në bashkëpunim me Policinë Bashkiake Tiranë, do të aplikohen kufizime të qarkullimit të mjeteve në disa akse rrugore në afërsi të stadiumit, konkretisht:
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga kryqëzimi pranë Presidencës drejt sheshit “Nënë Tereza”, rruga “Papa Gjon Pali i II”, rruga “Dervish Hima”, pranë Ambasadës së SHBA-së, rruga “Asim Zeneli”, pranë Ambasadës së SHBA-së, rruga “Themistokli Gërmenji”, rruga “Gjergj Filipi”, rruga “Lekë Dukagjini”, pranë ish-Gardës së Republikës deri tek stadiumi, rruga “Faik Konica” dhe rruga “Skerdilajd Llagami”.
Parkimi i autobusëve me tifozë vendas që vijnë nga Korça dhe Elbasani, do të bëhet në parkingun e lokal “Kalvin”, ndërsa autoveturat te terminali pranë qytetit “Studenti”.
Parkimi i autobusëve që vijnë nga veriu dhe jugu, do të bëhet në parkimin “Terminali i përpunimit të automjeteve” pranë mbikalimit të Kamzës, ndërsa autoveturat tek parkingu pranë pallatit të sportit “Asllan Rusi”, në parkingun nëntokësor në sheshin “Skënderbej”, si dhe në parkingun nëntokësor në “Bulevardin e Ri”, te ish stacioni i trenit.
Në zbatim të planit të masave, punonjësit e Policisë së Shtetit do të ushtrojnë kontroll të imtësishëm ndaj tifozëve, para futjes në stadium, me qëllim parandalimin e futjes në stadium, të banderolave me përmbajtje raciste, të fishekzjarrëve, flakadanëve, lëndëve piroteknike, monedhave metalike, çadrave, çakmakëve, karikuesve të celularëve, mjeteve/produkteve për përdorim kozmetik dhe sendeve të tjera të forta.
Gjithashtu, apelojmë për qytetarët që të mos ngrenë dronë në perimetrin e sigurisë (përreth stadiumit “Arena Kombëtare”), sepse do të rrëzohen, pasi Policia e Shtetit do të përdorë pajisje anti-dronë.
Me këtë rast, informojmë shtetasit shqiptarë dhe të huaj, se në bazë të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë, veprimet e dhunshme në aktivitetet sportive, si hyrja në fushën e lojës gjatë kohës së zhvillimit të aktivitetit sportiv nga persona të paautorizuar, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë nga 50 000 deri në 100 000 lekë. Kur nga kjo vepër, ka ardhur pengimi i zhvillimit normal të aktivitetit sportiv, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre muaj.
Hedhja e sendeve të forta në fushën e lojës ose mbi njerëzit, mbajtja apo përdorimi i lëndëve piroteknike, fishekzjarrëve, flakadanëve, gjatë zhvillimit të një aktiviteti sportiv, dënohen me burgim nga gjashtë muaj deri në tre vjet.
Legjislacioni penal shqiptar e konsideron vepër penale, goditjen apo çdo vepër tjetër dhune, ndaj sportistit, trajnerit, arbitrit, ndërmjetësit sportiv, për shkak të veprimtarisë sportive, dhe i dënon me burgim nga një deri në tre vjet. Kjo vepër, kur kryhet në ambiente sportive, më shumë se një herë, apo nga drejtues apo anëtarë të klubeve sportive, dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet.
Njoftojmë tifozët se hyrja në stadium fillon në orën 18:00.
Gjithashtu, apelojmë për ta dhe për sportdashësit që të mos publikojnë në rrjete sociale biletat e blera, pasi mund të dublikohen në kundërshtim me ligjin. Çdo biletë është e pajisur me barcode, është personale dhe duhet të mbahet vetëm nga shtetasi që e posedon, i cili sipas radhës, do të kalojë vetëm, për t’iu kontrolluar barcode nga pajisja që regjistron automatikisht çdo tentativë për të hyrë me biletë të falsifikuar ose të dublikuar.
Ju informojmë se dublikimi/shumëfishimi i biletës, konsiderohet falsifikim dhe mashtrim, vepra të cilat ndëshkohen nga Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë.
Në rast se gjendeni në situata të tilla paligjshmërie, denonconi menjëherë në numrin 112.
Për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti sportiv, Policia e Shtetit ka angazhuar qindra punonjës policie, të cilët do të garantojnë rendin dhe sigurinë publike, si dhe do t’iu ofrojnë ndihmë dhe informacion, në rast nevoje, në mënyrë që ky aktivitet të përmbyllet pa incidente, në interes të imazhit të vendit.

Sonte ndeshja Shqipëri-Serbi/ Blindohet kryeqyteti, akset që do kenë kufizime të lëvizjes
‘Shqipëri-Serbi’, ish deputeti Jenisheri letër Sylvinhos: Më lejoni t’ju ndihmoj të fitoni
Pedersen merr vendin e parë edhe në Vlorë. Giro d’Italia i jep lamtumirën Shqipërisë
E pabesueshme, ndahet nga jeta para kohe gazetari i njohur shqiptar
E rëndë! Futbollisti 32-vjeçar gjendet i vdekur në dhomën e hotelit
TAGGED:Ndeshjashqiperi letoni

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article A do të ketë reshje shiu? Parashikimi i motit për ditën e nesërme, ja çfarë pritet të ndodhë me temperaturat
Next Article Sa kushtoi surpriza me 40 mijë trëndafila për Luana Vjollcën? Del shifra

Stay Connected

235.3kFollowersLike
69.1kFollowersFollow
11.6kFollowersPin
56.4kFollowersFollow
136kSubscribersSubscribe
4.4kFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sa kushtoi surpriza me 40 mijë trëndafila për Luana Vjollcën? Del shifra
Të famshëm
September 8, 2025
A do të ketë reshje shiu? Parashikimi i motit për ditën e nesërme, ja çfarë pritet të ndodhë me temperaturat
Moti
September 8, 2025
E shoqëruar nga princ Leka dhe Blerta Celibashi, Arbana Osmani rikthehet në shkollën ku nisi klasën e parë
Të famshëm
September 8, 2025
Çfarë po ndodh? Flori publikon mesazhin e papritur dhe të gjithë janë të bindur se është Elvana Gjata
Të famshëm
September 8, 2025

Lexo edhe:

Sport

Presidenti i Besëlidhjes, Ylli Ujka nderohet me çmimin e Mirënjohjes nga Federata Shqiptare e Basketbollit

December 22, 2024
BotëSport

Ndahet nga jeta mundësi legjenda Rey Misterio Sr. në moshën 66-vjeçare

December 22, 2024
Sport

Arrestohet në Gjermani boksieri i njohur Florian Marku, zbulohet shkaku

December 18, 2024
Sport

ZYRTARE/ E konfirmon UEFA, Serbia do të luajë pa tifozë në Tiranë!

December 14, 2024
Show More
//

We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2025 Vip-magazine.al All Rights Reserved.
  • Vip home
  • Vip Travel
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?