Mund të ketë një sërë arsyesh se përse nuk ju zë gjumi duke filluar nga problemet shëndetësore deri te stresi i tepërt. Kjo iu ndodh të gjithëve dhe zakonisht nuk është shqetësuese. Problemi qëndron kur filloni të përjetoni pagjumësi të vazhdueshme dhe nuk e kuptoni se çfarë e shkakton këtë.
Megjithatë, studiuesit kanë zgjidhjen e tyre për ta bërë dikë të flejë më shpejt. Sipas tyre ka disa imazhe që duhet t’i kemi parasysh. Studiuesit nga Universiteti i Oksfordit pohojnë se është më mirë të sillni në mendje imazhin e një plazhi apo edhe të një ujëvare.
Një studiues në këtë universitet u kërkoi 50 personave me pagjumësi të përdornin teknika të ndryshme për t’i vënë në gjumë. Disave iu kërkua të përdorin një imazh relaksi dhe qetësie dhe të tjerëve të përdorin çdo metodë që dëshirojnë.
Rezultati ishte jashtëzakonisht mbresëlënës. Ata që “panë” imazhe relaksuese i zinte gjumi mesatarisht 20 minuta më herët se herët e mëparshme që nuk e përdornin këtë metodë.