Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Leximi: Nga super dhurata e Arjolës e deri te takimi i Ilirit me prindërit, momentet më emocionuese në BB VIP (VIDEO)
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Të famshëm > Tv Shows > Nga super dhurata e Arjolës e deri te takimi i Ilirit me prindërit, momentet më emocionuese në BB VIP (VIDEO)
Të famshëmTv Shows

Nga super dhurata e Arjolës e deri te takimi i Ilirit me prindërit, momentet më emocionuese në BB VIP (VIDEO)

Last updated: February 20, 2022 10:22
6 Min Read
SHARE

Që më 5 tetor të vitit 2021 Top Channel ka gozhduar para ekranit një publik të gjerë me reality show-n më të ndjekur në vendin tonë, “Big Brother VIP”. Shtëpia më e famshme në Shqipëri mbylli mbrëmë dyert, duke shpallur edhe fituesin e saj, Ilir Shaqiri.

Reality show që bëri të gjithë të flasin për të dhe që theu çdo rekord shikueshmërie, rezervoi mbrëmë shumë surpriza për katër finalistët dhe shumë emocione për publikun e gjerë.

Por që nga dita e parë dhe deri në finalen e shumëpritur, “Vëllai i Madh” ka bërë që banorët dhe publiku të përjetojnë emocione të forta dhe të pa përshkuara me fjalë. Yjet e këtij edicioni të parë të BB VIP kanë marrë surpriza e dhurata nga më të ndryshmet, ku shpeshherë kanë mbetur pa fjalë.

Lexo edhe:

Flet për herë të parë Denisa Bajramaj pas aksidentit automobilistik
A do të ketë rikthim me Xhensila Myrtezajn? Bes Kallaku flet për herë të parë pas divorcit
Elhaidën nuk do ta shohim më në Shqipëri për ca kohë. Kjo është arsyeja
Bashkëshortja 8 muajshe shtatzënë iu aksidentua me makinë, Kozak Braçi: Është në gjendje të rëndë!

Më poshtë janë pesë momentet më emocionuese në “Big Brother VIP”:

Iliri kërcen më nënën e tij në Teatrin e Operas dhe Baletit, i ati i ndjek me lot në sy

Nga super dhurata e Arjolës e deri te takimi i Ilirit me prindërit,

Në finalen e madhe, “Vëllai i Madh” kishte rezervuar për balerinin e njohur një nga surprizat më të bukura dhe të veçanta. Iliri përjetoi emocionet më të forta kur në Teatrin e Operas dhe Baletit kërceu me nënën e tij, ndërsa i ati i ndiqte me lot në sy nga skena e madhe.

Pas shumë vitesh, Shaqiri së bashku me dy prindërit u rikthyen në TOB. Por jo vetëm kaq, pasi në skenë u ngjit edhe e madhja, Inva Mula, e cila këndoi për të tre.

Top Channel i bëri surprizën e madhe Arjola Demirit, i dhuroi një shtëpi

Nga super dhurata e Arjolës e deri te takimi i Ilirit me prindërit,

Pak ditë para finales së madhe, Arjola Demiri, mori surprizën e veçantë dhe që e dëshironte fort. Ajo gjatë gjithë rrugëtimit të saj në shtëpinë më të famshme në Shqipëri ka treguar vështirësitë që ka kaluar si nënë për të rritur 3 fëmijët e saj.

Por Top Channel i bëri një surprizë aktores së njohur. Fillimisht ajo u takua me fëmijët e saj, por pas pak minutash Arbana Osmani zbuloi se Arjola ka marrë dhuratë një apartament në zonën e Kodrës së Diellit në Tiranë për të jetuar me fëmijët e saj.

Takimi i Donaldit me vëllanë e tij binjak, Romeo dhe ‘rrengu’ që “Vëllai i Madh” u bëri banorëve

Nga super dhurata e Arjolës e deri te takimi i Ilirit me prindërit,

Dukej se publiku po e priste me padurim takimin e dy vëllezërve, Donald dhe Romeo Veshaj, brenda shtëpisë së BB VIP. E duhet thënë se “Vëllai i Madh” gjeti mënyrën më të bukur që të surprizonte Donaldin por jo vetëm.

Publiku e kërkonte prej kohësh që Romeo të zëvendësonte Donaldin, e të shikonin se si do reagonin banorët e tjerë. Do e kuptonin apo jo se është bërë një ndryshim?

Ai hyri në shtëpi, u takua me të vëllanë dhe më pas ndërruan rrobat dhe Romeo doli nga dhoma e rrëfimit e shkoi të ulej në vendin e Donaldit, pranë Beatrix. Kjo e fundit mbeti shumë e habitur dhe nuk tha asnjë fjalë, por ishte Einxhel ajo që e kuptoi ‘rrengun’ e BB VIP.

Beatrix Ramosaj në Pallatin e Kongreseve për të mbështetur të vëllanë, Albanin, në Festivalin e Këngës

Nga super dhurata e Arjolës e deri te takimi i Ilirit me prindërit,

Beatrix Ramosaj doli nga shtëpia e “Big Brother VIP” për t’u nisur drejt Pallatit të Kongreseve, aty ku i vëllai Albani do të këndonte këngën e tij për Festivalin e Këngës në RTSH.

Asnjëri nuk e dinte se çfarë i priste dhe emocionet ishin të forta për të dy. Pas fjalëve të bukura dhe mbështetëse, Beatrix shpërtheu në lot teksa shikonte të vëllanë duke kënduar. Pas performancës së Albanit, ata kanë mundur që të takohen në prapaskenë, ku emocionet kanë qenë edhe më të forta.

Letra e nënës së Einxhel Shkirës që emocionoi të gjithë

Nga super dhurata e Arjolës e deri te takimi i Ilirit me prindërit,

Einxhel Shkira është treguar shumë e fortë brenda shtëpisë së BB VIP, por letra e shkruar nga nëna e saj, bëri që ajo të tregonte anën e saj të brishtë. Në pamundësi për të shkuar pranë së bijës për shkak të problemeve shëndetësore, nëna i kishte shkruar një letër aq emocionuese sa moderatorja e njohur nuk i mbajti dot lotët.

Einxhel dëgjoi zërin e së ëmës teksa i lexonte letrën që i kishte shkruar, me fjalët më të bukura që çdo vajzë do donte t’i dëgjonte nga nënat e tyre.

“Ti je një vajzë e zgjuar, relative me shumë ëndrra dhe shumë e veçantë. U bënë disa vite dhe mua më vjen keq që nuk mund të  kalojmë kohë me njëra-tjetrën.

Duke të të pasur ty në krah gjërat janë bërë më të lehta. Ndonjëherë mërzitem kur të shoh të debatosh por punë e madhe, jo të gjithë do të të duan. Shpirt, luaj por luaj me zemër, më gëzon shoqëria jote me Beniadën.

Sot po të lë këtë letër me shpresën se do të të shoh gjithnjë në ekran, të dua”, ishin disa nga fjalët që nëna i tha Einxhel. /GAZETA SHQIP/

Ekskluzive/ Kiara Tito merr në dorë emisionin e ri në Top Channel
Do moderojë “Big Brother VIP Fan Club”? Egli Tako thyen heshtjen
Serena Sula publikon “Diss One”, klipin e parë shqiptar të prodhuar me inteligjencë artificiale nga Acromax
Dalin fotot! Ledion Liço nis përgatitjet për edicionin e 5 të Big Brother Vip
Do të jetë opinioniste në “Fan Club BBVA”? Flet për herë të parë dhe sqaron të vërtetën Sara Gjordeni
TAGGED:Big Brother VIP

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article Tensionet në Ukrainë/ Kryeministri i Britanisë bën deklaratën e fortë: Rusia planifikon nisjen e luftës më të madhe në Europë që nga 1945
Next Article Zbulohet çmimi marramendës i veshjes dhe stolive të Arbana Osmanit natën finale

Stay Connected

235.3kFollowersLike
69.1kFollowersFollow
11.6kFollowersPin
56.4kFollowersFollow
136kSubscribersSubscribe
4.4kFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Korporata Atlas kremton sukseset e vitit 2025, presidenti Domi: investimet tona vijojnë
Sociale
December 14, 2025
5 shenjat e zodiakut që e tërheqin suksesin si me magnet
Horoskopi
December 14, 2025
Nëse je një nga këto tri shenja të horoskopit, 2026-ta do të jetë viti yt!
Horoskopi
December 14, 2025
Studimi: Ecja e shpejtë mund të ngadalësojë procesin biologjik të plakjes
Shëndeti
December 13, 2025

Lexo edhe:

Tv Shows

FOTO/ Ky është personazhi që do të futet sonte në Big Brother Vip Kosova

December 12, 2025
Të famshëm

Selvije Jao ka një mesazh publik për motrën e Shpat Kasapit

December 11, 2025
Të famshëm

Çfarë i bëri të dashurohen me njëri-tjetrin? Princ Leka dhe Blerta Celibashi hapin zemrën në prag të festave

December 11, 2025
Profili i VipaveTv Shows

Pas largimit nga Wake Up, Neada Muçaj pjesë e Big Brother? Ja detaji që shtoi dyshimet

December 10, 2025
Show More
//

We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2025 Vip-magazine.al All Rights Reserved.
  • Vip home
  • Vip Travel
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?