Einxhel Shkira ka uruar sot me fjalë tepër speciale kunatën e saj, Aurorën, motrën e partnerit të saj Dj Dagz.
“Jo 100 vjeç po i uroj sa ti dojë zemra dhe sa të ketë fuqi të jetojë, rrofsh sa malet o Malo dhe ti realizohen absolutisht te gjitha ëndrrat dhe dëshirat e saj.
Të jetë sa më e arrirë dhe e sukseshme ashtu si asaj i ka hije se është me të vërtetë një vajzë për tu admiruar dhe sigurisht shëndet dhe lumturi, janë më të rëndësishmet. Aurora të puth fort”, tha Einxhel.
Ajo ka folur shpesh për ditët jashtë shtëpisë së Big Brother VIP, marrëdhënien me DJ Dagz dhe familjen e tij.