Ajo është një nga reperet më në zë dhe karriera e saj është mjaft e suksesshme. Është fjala për Loredana Zefin, e cila ka grumbulluar mijëra fansa jo vetëm në vendin tonë, por edhe jashtë kufijve.
Reperja e njohur është mjaft aktive në rrjetet sociale, ku ndan me ndjekësit e shumtë foto e video nga më të ndryshmet. Ndërsa përsa i përket jetës private, ajo ka vendosur që të jetë paksa e rezervuar.
Loredana ka postuar në “Instagram” një tatuazh të cilin e ka realizuar së fundmi dhe që shkruan: “Selfmade Millions” ose në shqip “Milionat i kam bërë vetë”.
Fansat e këngëtares e kanë pëlqyer shumë tatuazhin në fjalë dhe e kanë komentuar pozitivisht atë.