Menaxheri i njohur Xhani Demika ka ndarë për emisionin “Pa filtra” në Radar.al informacione të shumta nga bota e shoëbizz-it për yjet e skenës shqiptare.
Nuk mund të mungonte edhe një deklaratë për këngëtarin shumë të dashur për shqiptarët Flor Mumajesi, i cili prej kohësh ka qenë jo aktiv në skenë apo koncerte, duke aluduar për largimin e përhershëm apo rikthimin e tij të afërt.
Demika tha se Flor Mumajesi është duke përgatitur një album dhe pritet rikthimi i tij i shpejtë.
“Flori me dijeninë që kam…mund të mendoj që ai është duke përgatitur një album të fortë. Kam përshtypjen që kur Flori të dalë, të shpërthejë do jemi të gjithë sy e veshë dhe do na pëlqejë shumë të gjithëve. Flori duhet të kthehet me koncerte shumë të mëdha”, tha Demika.


