Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Leximi: Me apo pa qumësht? Zbuloni cila kafe bën më mirë për shëndetin
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Shëndeti > Me apo pa qumësht? Zbuloni cila kafe bën më mirë për shëndetin
Shëndeti

Me apo pa qumësht? Zbuloni cila kafe bën më mirë për shëndetin

Last updated: July 29, 2021 22:53
3 Min Read
SHARE
Demo

Studimi në fakt nuk vlen për të gjithë, por nënvizon rëndësinë e kafesë në jetën e shumë njerëzve. Disa e pijnë kafenë me qumësht e me shumë sheqer, disa zgjedhin ta pinë shqeto, të zezë e pa shtesa të tjera. Pasi të keni lexuar këtë artikull do të jeni në gjendje të dalloni alternativën më të shëndetshme mes kafesë me qumësht dhe asaj pa qumësht.

Kafeja është një nga pijet më të rëndësishme për të nisur ditën çdo mëngjes. Ajo është transformuar në një përbërës tejet të nevojshëm për një paradite energjike. Studimet konfirmojnë se njerëzit mund të heqin dorë nga alkoli, por e kanë të pamundur të heqin dorë nga kafeja e mëngjesit.

Kaloritë dhe yndyrnat
Një filxhan me kafe pa qumësht përmban 10 kalori dhe aspak yndyrë. Përmbajtja e këtyre të dyjave rritet në varësi të sasisë dhe llojit të qumështit të përdorur. Një filxhan me qumësht pa yndyrë përmban 90 kalori.

Demo

Kafeina
Kafeja e bluar dhe e zier në çast ka më shumë kafeinë se një kafe ekspres. Kafetë e përziera me qumësht kanë më pak kafeinë.

Lexo edhe:

Edhe një kafe në ditë ul rrezikun e aritmisë
Hapat konkretë për një zemër të shëndetshme! Ja çfarë duhet të dini
Të stinës/ Frutat dhe perimet, që duhet t’i keni në tryezë gjatë muajit nëntor!
Zbuloni mënyrat më të mira për të konsumuar brokolin

Aciditeti
Nëse aciditeti i tepërt ju bën dëm, atëherë qumështi mund të zbusë nivelin e tij. Njerëzit që vuajnë nga urthi thonë se qumështi e bën kafenë më të pranueshme nga organizmi.

Kalçiumi
Nëse kalçiumi ose vlera të tjera ushqimore janë të nevojshme për ju, atëherë mund të përdorni kafe me qumësht. Megjithatë, sasia e qumështit dhe kalçiumit në një filxhan me kafe është tepër e vogël për të bërë një ndryshim madhor në shëndetin tuaj.

Intoleranca
Nëse ju jeni të prekur nga intoleranca ndaj laktozës, atëherë opsioni më i shëndetshëm për ju është kafeja shqeto.

Kompromisi
Makiato, është një nga kafetë më të preferuara për shqiptarët pas kafesë turke. Shqiptarët janë një popull që sipas The Economist, e do kafenë më shumë se çajin dhe shpenzon shumë kohë nëpër kafene. Të dhënat e Institutit të Statistikave thonë se një shqiptar konsumon mesatarisht 3.1 kg kafe në vit. Pjesa më e madhe e amvisave preferojnë kafenë turke pirja e së cilës sipas të dhënave në Shqipëri arrin deri në 30 milionë filxhanë në vit.

Nga një vëzhgim rutinë nëpër disa kafene të kryeqytetit, u vu re se shumica e të rriturve konsumojnë makiaton ose kapuçino, një alternativë shumë e mirë kompromisi mes variantit me qumësht dhe atij pa qumësht të kafesë. Megjithatë, ekspertët thonë se njerëzit që vuajnë nga diabeti, duhet të konsumojnë më mirë kafe pa qumësht sepse ky i fundit përmban 5% sheqer në formën e laktozës./AgroWeb

Ikni nga Shqipëria! Këtu, mjekët nuk të shërojnë, të poshtërojnë!
Zbuloni ushqimet më të mira, kundër simptomave të reumatizmit
Shëndeti mendor, sëmundja e heshtur e shoqërisë moderne
Ja si gjumi rregullon nivelin e sheqerit në gjak
Braçe: IQOS shkel brutalisht ligjin, po josh fëmijët me cigare elektronike, ky është krim i hapur!
TAGGED:kafe

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article Aurela Hoxha bëhet nënë për herë të parë, fotot e ëmbla me vogëlushin në krahë konfirmojnë gjithçka(FOTO)
Next Article Mendohej i vdekur nga aksidenti ajror, të gjithë tronditen kur mësojnë të vërtetën pas 45 vitesh

Stay Connected

235.3kFollowersLike
69.1kFollowersFollow
11.6kFollowersPin
56.4kFollowersFollow
136kSubscribersSubscribe
4.4kFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

E bujshme! Gazetari i madh shqiptar thirret në SPAK, dalin detajet e papritura
Të famshëm
December 5, 2025
“S’keni çfarë të më bëni”, aktori Jul Deda në SPAK: I keni rënë gabim
Të famshëm
December 5, 2025
Vodafone në krizë teknike? iPhone 17 ngec pa sinjal, klientët kërkojnë llogari
Teknologji
December 5, 2025
Pas largimit nga Top Channel, Arbana Osmani flet për themeluesin Dritan Hoxha
Të famshëm
December 5, 2025

Lexo edhe:

Shëndeti

Tronditëse/ Prindërit të shqetësuar: Gati gjysma e fëmijëve probleme me frymëmarrjen pas përdorimit të cigareve elektronike

September 24, 2025
Shëndeti

Historike / Donald Trump: SHBA ka gjetur kurën për autizmin!

September 22, 2025
Shëndeti

Alarmi i ekspertëve: Cigaret elektronike tek të rinjtë trefishon gjasat për t’u bërë duhanpirës

September 16, 2025
Shëndeti

Ecja apo vrapi, ja cili aktivitet është më i mirë për shëndetin

September 14, 2025
Show More
//

We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2025 Vip-magazine.al All Rights Reserved.
  • Vip home
  • Vip Travel
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?