Lajm i trishtë për Majlinda Bregun. Ish-ministrja dhe politikania e njohur ka ndarë me ndjekësit lajmin e ndarjes nga jeta të të atit.
Në një postim prekës në rrjete sociale, Bregu ka publikuar një foto ku shihet duke mbajtur dorën e tij, duke shkruar:
“Qoftë i lehtë udhëtimi yt drejt mëshirës e dritës së Zotit, Ba!”
Ceremonia mortore do të zhvillohet sot, ndërsa përcjellja për në varrezat e Tufinës është njoftuar për në orën 11:30. Pritjet për miqtë do të mbahen më datat 4 dhe 5 nëntor.



