Wednesday, June 19, 2024

|

spot_img

Luiz Ejlli na prezanton për herë të parë me gjyshin e Kiarës, nuk do e besoni veprimin që bën me të(VIDEO)

po lexohet

Pavarësisht se gjatë qëndrimit të tij në shtëpinë e BBV, Luiz Ejlli u shpreh se nuk ishte aspak fans e i rrjeteve sociale, pas daljes së tij, po ndodh totalisht e kundërta pasi këngëtari i njohur është shumë aktiv në Instagram, duke ndarë me ndjekësit e tij momente nga jeta e tij e përditëshme.

Ditën e sotme, aktori i “Në Kuadër të Dashurisë” ka publikuar një video të profilin e tij zyrtar, duke na prezantuar për herë të parë me gjyshin e Kiarës.

Artisti shihet teksa ngre dollinë me një gotë rakie me gjyshin e partneres së tij dhe mesa duket kjo dolli është për të gjithë ndjekësit e tij.

“Ja ku jam këtu me gjyshin duhet me thënë, të madhin Veli Greca, sa ka ardhur nga Italia se ka bërë mungesa. Duam të ngrejmë një dolli për ju, gëzuar“, dëgjohet të thotë Luizi ndërkohë që ngre gotën e rakisë.

“Me gjyshin e Kiarites. Ika unë me gotën e parë”, shkruan Luizi bashkangjitur videos.

Ditën e sotme, Luizi ka publikuar gjithashtu edhe një tjetër video ku tregon se si partnerja e tij, Kiara Tito, ka rregulluar pemën, e cila duket se është mjaft befasuese për artistin.

Teksa vëzhgon pemën e bardhë dhe të vogël, të zbukuruar me aksesorë të ndryshëm dhe drita, fituesi i edicionit të dytë të “Big Brother VIP” shprehet se kjo sipas tij nuk është pema e Vitit të Ri, por “dega ose kërcelli i Vitit të Ri”.

“Po çfarë peme është kjo? Kjo ka degë veç këtej e andej moj Kiarë. Mos qesh se nuk po tallem. Ta rrotullosh nuk duket se është drejtë. Pemë është kjo? Ti thuaj që kam rregulluar degën e Vitit të Ri, ose kam rregulluar kërcellin e Viti të Ri. Për atë Zot! Po këto ca janë, ca lloj fruti, rrush? Hë moj se nuk jam duke u tallur. Këto janë krahë apo sytjerna? Ku i ke gjet këto”, shprehet Luizi.

të fundit

Arrestimi i këngëtarit të njohur, flasin miqtë e tij: Polici nuk e njohu, ai refuzoi që të…

Këngëtari u shoqërua në komisariat, ku pas disa orësh u lirua. Sipas miqve të tij, të cilët folën për “Pagesix”,...

të ngjashëm