Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Reading: “Lufta” mes Ilir Shaqirit dhe Donald Veshajt për ‘kupën’ 100 mijë euro, të gjithë skenarët për fituesin e “BBVIP”
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Të famshëm > Tv Shows > “Lufta” mes Ilir Shaqirit dhe Donald Veshajt për ‘kupën’ 100 mijë euro, të gjithë skenarët për fituesin e “BBVIP”
Të famshëmTv Shows

“Lufta” mes Ilir Shaqirit dhe Donald Veshajt për ‘kupën’ 100 mijë euro, të gjithë skenarët për fituesin e “BBVIP”

Last updated: February 12, 2022 13:13
7 Min Read
SHARE

Kanë 20 vite diferencë moshe nga njëri-tjetri, por ky hendek s’do t’i pengojë që të rivalizojnë fuqishëm për të ngritur në fund kupën e “Big Brother VIP”.

Ilir Shaqiri, balerini dhe karrierë ndërkombëtare i ardhur nga Italia, dhe Donald Veshaj, vëllai binjak i Romeos, që pas “Al Pazar” guxoi në televizion si bashkëproducent më vëllanë për “Binjakët Show”.

Tashmë, dy protagonistët e vërtetë të “Big Brother” janë në prag të finales dhe të vetmit që përmenden gjithandej si dy favoritët kryesore për të fituar të parin “Big Brother VIP”. Iliri, një burrë i penduar që rrëfeu tradhtinë ndaj bashkëshortes italiane si një mësim të madh për familjen dhe jetën, kurse Donaldi, aktori që u shigjetua në publik pasi sipas komentuesve e bëri tradhtinë aty në show, duke lënë Bora Zemanin për Beatrix Ramosaj.

Lexo edhe:

Ish-banori shpërthen keq ndaj Gjestit dhe Egli Takos
Çfarë ka ndodhur me dy moderatorët e njohur? Flet Erjona Rusti
Ledri i përket të shkuarës/ Sara Hoxha në një lidhje të re dashurie? (Detaje)
Gjesti ftesë Egli Takos në katundin e tij?/ Ja detaji që ngriti dyshime

Ndërkohë, për sa i përket të qenit lider apo protagonist që shkaktoi më shumë emocione në publik, kanë nisur kalkulimet dhe tifozeritë për njërin apo tjetrin. Tashmë, secili lojtar që ka arritur të prekë fundin, ka marrë një kontratë: Ilir Shaqiri do të jetë imazh i “Digitalb”, i cili për faktin se ndiqet edhe jashtë Shqipërisë do të përfaqësohet nga një artist me karrierë ndërkombëtare si Iliri.

Por frikën se mos kjo çështje mbyllet me kaq e ka ndjerë edhe vetë Iliri, i cili si mjeshtër i dhënies se mesazheve ka treguar se ai i urren reklamat dhe ka refuzuar të tilla më parë, duke dhënë një sinjal se kjo ofertë nuk është ajo që do kishte dëshiruar.

Nga ana tjetër, edhe pretendentit Donald Veshaj, iu sigurua një kontratë punë. “Më lër të flas”, titullohet emisioni i ri që do të transmetohet në primetime në këtë televiziom, së bashku me vëllain e tij Romeon.

“Më lër të flas” është shprehja që tashmë është bërë virale që Donaldi e ka përdorur aq shumë dhe është frymëzuar nga debatet me kundërshtarin kryesor, Iliri Shaqirin. Donaldi u emocionua shumë për këtë surprizë të madhe dhe u përlot, teksa u realizua dhe lidhja me vëllanë e tij nga studioja ku po përgatitet për emisionin.

Por natyrisht që ai pretendon fitoren dhe kjo kontratë nuk i mjafton as Donaldit. Fitorja që e tejkalon vlerën 100 mijë euro, tashmë është stacionuar tek ata të dy, edhe pse në fillim u fol se pretendentja mund të ishte Arjola Demiri, si nëna e divorcuar me tre fëmijë.

Por me dhuratën e produksionit (një apartament për aktoren dhe fëmijët e saj) Arjola deklaroi se ajo tashmë e ka fituar çmimin e saj dhe nuk e pretendon më fitoren.

Ndërkohë, pyetja që po bëhet më shpesh është, Iliri apo Donaldi, kush i fiton 100 mijë euro nga “Big Brother”?

Të dy janë bërë pjesë e “Big Brother Vip” që nga dita e parë, 5 tetor 2021. Kanë kaluar katër muaj nga dita e nisjes së këtij spektakli dhe dy nga banorët që kanë spikatur më shumë janë Iliri dhe Donaldi.

Të dy kanë qenë vazhdimisht të preferuarit e publikut sipas televotimeve e gjithashtu edhe të preferuarit e banorëve brenda shtëpisë. Vazhdimisht nëpër rrjete sociale po bëhen sondazhe mes Ilirit dhe Donaldit, ku me një diferencë të vogël, Iliri del të jetë më i pëlqyer, ndërkohë që të tjera sondazhe nxjerrin Donaldin mbi Ilirin me pak diferencë votash.

Se cili do të fitojë këtë “Big Brother” na mbetet të shohim në finalen e madhe që do të mbahet me 18 shkurt, ndërkohë që duke filluar nga ish-banorët dhe deri te personazhet publikë kanë filluar të japin argumentet e tyre pse duket ta fitojë njëri apo tjetri.

Sabiani natyrisht që beson dhe dëshiron që këtë Big Brother” ta fitojë Iliri, miku që njohu në atë shtëpi. Ndërsa Kledi Hysa për sa i përket fituesit të “Big Brother Vip”, vazhdon të jetë i mendimit që duhet ta fitojë aktori Donald Veshaj.

“Unë e kam thënë gjithmonë që Arjola dhe Donaldi janë ata që kam favorizuar. Lojtar i fortë është Iliri. Por ai që ka dhënë shumë për lojën është Donaldi”, thotë ai. Edhe Dalina Buzi në “Goca dhe Gra” tha se Donaldi ka më shumë popullaritet.

“Është Donaldi ai që do fitojë ‘Big Brother VIP’. Online është shumë i populluar, por edhe për gjithë emocionet dhe dramat që u ka dhënë njerëzve këtë edicion, Donaldi e meriton”, tha ajo.

Ndërsa, ish-banori i “Big Brother”, Anaid Kaloti, i ftuar në ‘Mëngjesi në Dritare’ ka komentuar disa nga zhvillimet më të fundit.

Në këtë pikë të lojës, sipas tij disa prej banorëve janë pretendentë për çmimin e madh.

“Iliri është favorizuar shumë në lojë. Shumë gjëra që Iliri i ka thënë nuk janë dhënë në prime. Ka shumë gjëra që nuk i japin meritën Ilirit për të marrë çmimin e “Big Brother Vip”.  Pozicioni i tij është luajtur me hatër. Nga ana tjetër janë Beniada dhe Monika. Beniada është njeri superpozitiv, të gjithë e dinë, por nuk mjafton për të fituar një garë si BBV. Nuk fitohet me të qenurit thjesht pozitiv. Duhet të jesh luftarak, duhet të mbash presionin, duhet të flasësh dhe të ngresh zërin. Arjola e mori çmimin, ndërsa Einxhell del një javë para finales”, tha ish-fituesi i “Big Brother”, duke lënë të mendohet se fituesi mund të jetë Donaldi.

Ndërkohë, flitet se Iliri ka ardhur me synimin për të fituar “Big Brother” dhe 100 mijë euro, të cilat ka menduar t’i investojë për hapjen e një shkolle baleti në Tiranë, duke menduar kështu që ta ndajë jetën mes Romës dhe Tiranës.

Ndërsa Donaldi ka vendosur ta ndajë çmimin e madh me Romeon, i cili nga ana e tij ka bërë shumë sakrifica dhe punë për mbështetje jashtë lojës, aq sa fansat e tij thonë se gjysmën e punës e ka bërë jashtë shtëpisë vëllai i tij binjak.

/Panoramaplus.al

Xhensila i jep fund aludimeve, zbulon marrëdhënien e saj me Ledrin

Bashkë apo të ndarë? Alba tregon raportin me Limin

A është ndarë nga Elgit Doda? Klea Huta flet për herë të parë

“Miss World 2025”/ Kush është bukuroshja Tajlandeze që rrëmbeu titullin?

Xheraldina flet për ndarjen e Ledri Vulës nga Sara Hoxha!

TAGGED:donald veshajilir shaqiri

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article Shkaktoi ‘furtunë’ në rrjet/ Zbulohet lëvizja që nuk pritej! Ja çfarë bëri Beatrix Ramosaj pasi refuzoi të shkonte në shtëpinë e ‘BBV’ për të takuar Donaldin
Next Article “Kush të pa, e s’u verbua, me ty shumë u dashurua”, Poni i dedikon këngë Beniadës

Stay Connected

235.3kFollowersLike
69.1kFollowersFollow
11.6kFollowersPin
56.4kFollowersFollow
136kSubscribersSubscribe
4.4kFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Këmbimi valutor/ Ja me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore, çfarë ndodh me monedhat e tjera
Ekonomi
June 6, 2025
Temperatura të larta me ‘origjinë afrikane’/ Ja si do të paraqitet moti për ditën e sotme
Moti
June 6, 2025
Si u tallën punonjësit me Fatos Nanon në Athinë, dhe profecia që i tha grekja në Hotel: Ja clçdo u ndodhë shqiptarëve
Aktualitet
June 6, 2025
Tragjike/ Tre shqiptarët grabitën një farmaci dhe tentuan të arratiseshin, humbin jetën
Aktualitet
June 6, 2025

Lexo edhe:

Të famshëm

Këngëtarja e njohur rrëzohet gjatë ngjitjes në skenë, video-ja bëhet virale në rrjet

June 2, 2025
Të famshëm

Livia i zbulon sekretin e radhës Mevlanit, e publikon në ‘instagram’

June 1, 2025
Të famshëm

Alfio Rrotani zbulon lidhjen e dashurisë në mënyrën më romantike: Ajo ende nuk e di që jam pronari i restorantit

June 1, 2025
Të famshëm

Zyrtarisht beqare, ish-banorja e “BBV 4” konfirmon divorcin nga ish-burri

June 1, 2025
Show More
//

We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2025 Vip-magazine.al All Rights Reserved.
  • Vip home
  • Vip Travel
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?