Rina, motra e reperit të njohur kosovar Roni, ka konfirmuar ndarjen nga Ledri Vula me një postim në TikTok.
Në një video që u bë virale, ajo deklaroi se do të qëndrojë single “derisa të gjej një burrë” me tiparet që ajo kërkon te partneri ideal: dikush që nuk ndikohet nga shokët apo rrjetet sociale, është gazmor, i sinqertë, dëgjon Rinën pa fund, respekton familjen dhe ka pak xhelozi.
Ledri nga ana tjeter është përfolur për një afrim me këngëtaren Xhensila Myrtezaj, sidomos pas një klipi të përbashkët dhe disa fotove nga pushimet në Ibiza, por asnjëri prej tyre nuk ka konfirmuar asgjë deri tani.