Monday, December 23, 2024

Ledri tregon momentin kur mori vesh që do bëhej baba: Unë dhe Sara ishim ndarë! Si më njoftoi

Ledri Vula ka treguar për herë të parë se në momentin kur ka marrë vesh se do të bëhej baba për herë të parë, ishte ndarë nga Sara Hoxha.

Ai u shpreh në emisionin “Mirëmbrëma Yje” me Arbana Osmanin se një ditë para pandemisë ata janë konfliktuar, dhe më pas ajo e ka njoftuar për lajmin.

“Jam bërë babë. Një nga gjërat më të bukura në jetë. Ishte një gjë që e doja shumë. Unë jam vetëm një djalë, dhe prindërit gjithmonë kam pasur qejf që unë të kisha fëmijë. E kemi dashur të dy, por ka ardhur befas në atë moment që nuk e kam pritur.

Një ditë para se të ndodhë pandemia, ne jemi ndarë. Kur ka shkuar, u bënë 2-3 javë, më ka thirrur në celular dhe më ka nxjerrë ekon. Unë një natë më herët kisha shkuar te një shok dhe një shoqe dhe kishim pirë pak. Të nesërmen kur u zgjova ma tregoi. Pyetja ishte a do me mbajtur? Pastaj kemi qenë larg dy tre javë nga pandemia”, deklaroi Ledri Vula.

spot_img

Te fundit

112,000FansaPëlqeje
189,000NdjekësitNdjek
18,000NdjekësitNdjek
66,000AbonentëAbonohu
spot_img

Related articles