Kur vjen puna tek emrat, gjithnjë mund ta kesh pyetur veten se cilët janë emrat më të zakonshëm në Shqipëri dhe tani vjen edhe përgjigjja!
Sara dhe Noel janë dy emrat që hasim më shpesh.
Sipas Doloreza Rrapollarit, punonjëse në Drejtorinë e Përgjithshme të Gjendjes Civile, në intervistën e saj në “Vizioni i Pasdites”, Sara dhe Noel dominojnë listën e emrave më të hasur.
“Emri Sara kryeson listën e emrave për vajzave. Bëhet fjalë edhe për lindjet e shqiptarëve që jetojnë jashtë Shqipërisë. Për djemtë, kryeson emri Noel. Gjatë këtyre 5 viteve, emrat Sara janë vendosur 8,562 herë, ndërsa Noel, rreth 6,532 (në mos gaboj)”, u shpreh ajo.
Më tej, renditi edhe emra të tjerë të përhapur në Shqipëri:
Për vajzat
Kristina
Amelia
Megi
Aurora
Për djemtë:
Aron
Andrea
Gabriel
Samuel
Ajo shprehu keqardhjen për mosvendosjen e emrave me origjinë shqiptarë.
Ndërsa në Kosovë, ndër emrat më të përdorur për djemtë është Troi.
Sara – do të thotë “princeshë”. Sara është emër me origjinë hebraike, variant i emrit Sarah, gruas së Abrahamit sipas Biblës.
Noel – e ka origjinën nga frëngjishtja e vjetër dhe lidhet me “Krishtlindje”. Është një variant i fjalës “nael” (natalis) që buron nga latinishtja dhe do të thotë “lindje”.