Ish-konkurrenti i ‘Përputhen’, Graciani Merkaj ka pranuar hapur se ka punuar si zhigolo. I ftuar në emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, ai foli pa dorashka për jetën e tij private.
“Në fillim e nisa për para dhe pastaj vdes pak të eksploroj. Kanë qenë mbi 65 vjeçe. Nuk krahasohem me plakat e Shqipërisë, janë yje dhe më të mbajtura. Vetëm hera e parë ka qenë e vështirë pastaj është profesion më vete.”, tha Graciano.
Duke folur për paragjykimet, Graciano tha se nuk është penduar aspak pasi është diçka që e ka bërë me dëshirë dhe për më tepër ka patur mbështetjen e familjes. I pyetur nga moderatori nëse ka patur ngacmime nga politikanë shqiptarë, Graciano tha:
“Politikanë të mirëfilltë jo, por njerëz me pozitë. Ndërmjet shoqërisë time, edhe ndërmjet telefonit. Më kanë kërkuar marrëdhënie seksuale për më tepër.“, u shpreh ai.