Lei Kraja ka udhëtuar drejt ishujve Maldive për të shijuar pak kohë pushime. Bukuroshja brune ka publikuar në story-n e Instagram një video të realizuar në TikTok ku tregon se në destinacionin e largët e shoqërojnë dy mikesha të saj.
Në postim Lei ka treguar duart e tyre nga aeroporti me pasaporta deri te dritarja e avionit e duke pirë shampanjë me njëra-tjetrën.
Pak momente më vonë, Kraja ka publikuar në “feed” një foto të nxehtë me kostum banje të zi në ujërat e ishujve Maldive.
Balerina Adel Lami, njëkohesisht shoqja e saj e ngushtë e ka ngacmuar në komente duke i shkruar: “Me kë je jeta ime?”.
Ndërkohë që një ndjekës i komenton: “Me fotografin mendoj unë”, Lei i kthen balerinës përgjigje me disa emoji me shaka që ajo të mos tregojë.





