Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Leximi: Iute Credit, Kredo.al, Noa, Fondi Besa & Co, 30 milionë euro fitime nga zhvatja e shqiptarëve
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Aktualitet > Ekonomi > Iute Credit, Kredo.al, Noa, Fondi Besa & Co, 30 milionë euro fitime nga zhvatja e shqiptarëve
Ekonomi

Iute Credit, Kredo.al, Noa, Fondi Besa & Co, 30 milionë euro fitime nga zhvatja e shqiptarëve

Last updated: October 10, 2025 19:49
3 Min Read
SHARE

Institucionet financiare jobanka kanë shënuar sërish fitime marramendëse, ndërsa mijëra familje shqiptare përballen çdo ditë me pasojat e kredive të vogla dhe interesave të frikshme.

Sipas të dhënave zyrtare të Bankës së Shqipërisë, këto institucione kanë përfunduar gjashtëmujorin e parë të vitit 2025 me një fitim neto prej 3 miliardë lekësh, ose rreth 30 milionë euro.

Në këtë kategori përfshihen kompani të mikrokredisë, kredidhënies, qirasë financiare, faktoringut dhe blerjes së kredive me probleme, ndërmarrje që kanë ndërtuar një perandori fitimesh përmes kreditimit agresiv të shtresave më të varfra, të cilët për arsye të ndryshme shmangin sistemin bankar tradicional.

61% e portofolit të tyre të kredisë i përket individëve, pra qytetarëve të zakonshëm që marrin hua për konsum bazë, shëndet, apo përballim të detyrimeve urgjente.

Demo

Pikërisht aty qëndron thelbi i problemit: këto kredi, që shpesh ofrohen me kushte të paqarta dhe norma interesi që kalojnë çdo kufi etik, kanë futur në spirale borxhesh qindra familje, duke çuar disa prej tyre drejt humbjeve të rënda financiare e madje tragjedive, si rasti i njohur i Pal Trashajt.

Ndërkohë që fitimet e këtyre kompanive rriten, edhe numri i familjeve të falimentuara apo që përballen me sekuestrime po shtohet. Kompanitë si Iute Credit, Kredo.al, NOA Finance, Fondi BESA dhe të tjera, dominojnë tregun e mikrofinancës në Shqipëri, duke krijuar një sistem ku fitimi vjen nga paaftësia e qytetarëve për të paguar.

Në letër, Banka e Shqipërisë raporton se cilësia e portofolit të kredive është përmirësuar lehtë, me raportin e kredive me probleme që ka zbritur në 12%,  por realiteti në terren tregon tjetër histori: shumë prej kredive “të shlyera” kalojnë përmes kontratave të rinegociuara me kushte të reja, që vetëm e zgjasin borxhin dhe shtojnë barrën e interesave.

Pavarësisht ndërhyrjeve rregullatore të fundit që kufizojnë numrin e kredive për një individ dhe vendosin tavane të raportit të borxhit ndaj të ardhurave, mekanizmi i fitimit mbetet i njëjtë: norma të larta interesi, komisione të fshehura dhe ndëshkime për vonesa minimale.

Në një treg ku përfitimi i kompanive arrin dhjetëra milionë euro në gjashtë muaj, ligji ende nuk ofron mbrojtje të mjaftueshme për qytetarët, ndërsa qindra prej tyre vijojnë të humbin kursimet, pronat dhe shpesh, dinjitetin. Shqipëria mbetet kështu ndër vendet e pakta në Europë ku mikrokredia, në vend që të ndihmojë njerëzit në nevojë, është kthyer në një biznes fitimprurës mbi varfërinë. /Skyweb.al

Shqipëria përgatitet për vitin e ri/ Qytetarët bëjnë blerjet e fundit, ankesa për rritjen e çmimeve
Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro
Çesk Ivanaj: Philipp Plein Residence është vetëm fillimi, projektet që vijnë do ta çojnë Shqipërinë në një tjetër nivel
Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro
“Ulën çmimin e blerjes dhe fituan deri në 115%”/ Kush janë 6 grumbulluesit që “groposën” fermerët, krijuan “kartel” në Shqipëri!
TAGGED:Fondi Besa & CoIute CreditKredo.alnoa

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article Shëndeti mendor, sëmundja e heshtur e shoqërisë moderne
Next Article Horoskopi, 11 tetor 2025/ Zbuloni parashikimin e yjeve

Stay Connected

235.3KFollowersLike
69.1KFollowersFollow
11.6KFollowersPin
56.4KFollowersFollow
136KSubscribersSubscribe
4.4KFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Brikena ka qenë e lidhur me Atdheun e “Për’puthen”? Ish-banorja e “Big Brother” bën deklaratën e fortë
Të famshëm
January 11, 2026
Planet për një zarf të zi? Kush ishin skemat e Juxhinit, Angelos dhe Mirit për të qëndruar në shtëpi
Tv Shows
January 11, 2026
Parashikimi i motit 11 janar 2026, i ftohti mbërthen vendin
Moti
January 11, 2026
Horoskopi 11 janar 2026, çfarë kanë parashikuar yjet për shenjën tuaj
Horoskopi
January 11, 2026

Lexo edhe:

Ekonomi

Autoriteti i Konkurrencës paralajmëron bizneset: Ndalohet rritja e pajustifikuar e çmimeve gjatë festave

December 17, 2025
Ekonomi

Ja si paraqitet kursi i këmbimit sot, çfarë po ndodh me monedhat e huaja

December 17, 2025
Ekonomi

Kursi i këmbimit, monedhat e huaja nuk rezistojnë, ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

December 16, 2025
Ekonomi

Euro dhe dollari e nisin javën sërish me rënie, ja sa shkon kursi

December 15, 2025
Show More
//

We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2025 Vip-magazine.al All Rights Reserved.
  • Vip home
  • Vip Travel
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?