Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Leximi: Ikni nga Shqipëria! Këtu, mjekët nuk të shërojnë, të poshtërojnë!
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Aktualitet > Sociale > Ikni nga Shqipëria! Këtu, mjekët nuk të shërojnë, të poshtërojnë!
ShëndetiSociale

Ikni nga Shqipëria! Këtu, mjekët nuk të shërojnë, të poshtërojnë!

Last updated: October 21, 2025 22:09
6 Min Read
SHARE

Në vend të shërimit, qytetarët përjetojnë poshtërim. Mjekë që sillen si pronarë të jetës njerëzore, që punojnë për dy rroga, në dy botë, dhe e kanë kthyer dhimbjen në biznes.

Demo

Shumë miq të mi që jetojnë jashtë më kanë pyetur shpesh pse ende jetoj në Shqipëri. Pse nuk iki, si ata, në një vend ku jeta ka vlerë, ku sistemi funksionon dhe ku njeriu ndjehet i respektuar. Deri dje, i kundërshtoja me pasion. U flisja për dashurinë për vendin, për rrënjët, për shpresën se gjërat do ndryshojnë, për ndjenjën e përgjegjësisë ndaj vendit tim. Por sot, pas një përvoje në Spitalin e Traumës, nuk kam më asnjë argument. Ky vend nuk të jep më arsye për të luftuar – veçse për të ikur.

Në Spitalin e Traumës, ku njerëzit shkojnë për t’u shëruar, përjetojnë trauma të reja. Jo vetëm fizike, por shpirtërore. Sepse aty, që në momentin e parë, e kupton që sistemi nuk ekziston. Kupton që nuk je më pacient, por klient; nuk je më njeri, por thjesht një numër që duhet ta përballosh i vetëm në një mekanizëm të prishur nga rrënjët. Në këtë vend ku duhet të ndjesh kujdes, gjen vetëm përbuzje, arrogancë dhe pazare që bëhen hapur, pa turp e pa frikë.

Demo

Mjekët në këtë spital nuk janë më figura të respektit e shpresës. Janë bërë simbol i arrogancës, i mungesës së njerëzillëkut. Harbutëria është bërë gjuhë e përditshme. Përbuzja është kthyer në uniformë. Pacienti shihet si bezdi, jo si njeri që ka nevojë. Dhe nuk janë pak ata që e mbajnë veten si “elitë mjekësore”, ndërsa sillen si pronarë të jetës dhe dhimbjes së njerëzve.

Lexo edhe:

U dënua për shpifje ndaj Saimir Kodrës, flet për herë të parë Egla Ceno
Egla Ceno dënohet për shpifje ndaj Saimir Kodrës për deklaratën në Big Brother Vip
Fatos Nano në gjendje tejet kritike, mbërrin në Tiranë edhe një ekip mjekësh nga jashtë
Edi i “Big Brother VIP Kosova” kërkon ftesë për të hyrë në “Big Brother VIP Albania”

Një ortoped në veçanti – që mbahet si një nga më të mirët dhe punon edhe në një spital privat(si të gjithë), te Hygeia– është shembulli më i qartë i degradimit moral që ka pllakosur sistemin. Përveç se një njeri tepër i vrazhdë në komunikim, ai është një lekist i pashoq. Çdo pacient që e takon në Traumë, e dërgon drejt spitalit privat ku punon vetë. “Bëhet edhe në shtet, por më mirë është në privat se mungon një pajisje thotë”. Gjithmonë mungon një pajisje në shtet, e gjithmonë pajisjet më të mira ortopedike i ka firma e tij. Dhimbja e qytetarëve është bërë për të një mundësi biznesi. Nuk ka më as ndjesi njerëzore, as etikë profesionale. Vetëm interes. Vetëm para.

Si mund të presësh shërbim nga një mjek që, përveç konsultës, shet edhe pajisje ortopedike, proteza apo barna që vetë i rekomandon? Si mund të kesh besim te një njeri që në mëngjes punon 8 orë në shtet, dhe pasdite 8 orë të tjera në privat? Çfarë vigjilence, çfarë përqendrimi, çfarë përgjegjësie mund të ketë ai? Si mund të trajtojë me përkushtim një pacient, kur për të çdo dhimbje është thjesht një llogari që duhet mbyllur me para?

Korrupsioni në spitale nuk është më sekret. Në çdo pavijon kërkohet lekë hapur. As nuk fshihet më. Infermierët, mjekët, madje edhe personeli teknik e dinë që asgjë nuk ecën pa “nderin” nën dorë. Kjo është bërë pjesë e sistemit, pjesë e kulturës së një shëndetësie që nuk ka më as moral, as kontroll. Dhe askush nuk reagon. As SPAK, as ministria, as drejtuesit e spitaleve. Sikur ky realitet të ishte i padukshëm. Sikur qytetarët të mos përballeshin çdo ditë me të.

Në hyrje të këtij spitali, pacienti përballet me ftohtësinë e një sistemi që nuk e do. Rojet të shohin me përçmim, infermieret të flasin me ton urdhërues, ndërsa mjekët sillen sikur t’u kesh hyrë pa leje në territorin e tyre. Nuk ka një buzëqeshje, një fjalë shprese, një ndjenjë njerëzore. Dhe më e rënda është se kjo ndodh edhe kur paguan. Edhe kur jep para, përballesh me të njëjtën përbuzje. Sepse në këtë vend, edhe pagesa nuk të blen dinjitetin.

Në vend që të quhet Spitali i Traumës, duhet të quhet Trauma e Spitalit. Një institucion ku çdo ditë vdes pak nga pak besimi i njerëzve tek shteti. Një vend që nuk të shëron, por të rrënon shpirtin. Kjo nuk është më shëndetësi – është tregti me jetën e njeriut. Dhe përballë këtij realiteti, është e kotë të flasim për reforma, investime apo modernizim. Kur mungon njeriu, gjithçka tjetër është fasadë.

Shëndetësia është themeli i çdo shoqërie normale. Kur ajo bie, bie gjithçka: morali, drejtësia, politika, vetë shpresa. Dhe ne sot jemi një komb pa shpresë, sepse sistemi që duhet të na mbrojë, na vret çdo ditë me indiferencë.

Prandaj, po e them pa asnjë mëdyshje: nëse keni mundësi, ikni. Largohuni nga ky vend që nuk të ofron asgjë, përveç dhimbjes dhe poshtërimit. Sepse sot, në Shqipëri, nuk është më e vështirë të sëmuresh — por të mbijetosh në sistemin që supozohet të të shpëtojë.

/Vip-Magazine/

Habit Robert Aliaj: I inkurajoj hajdutët në Shqipëri të vjedhin vepra arti!
Akuzohen se dhunuan Klea Prengën, Gjykata e Tiranës shpall vendimin për motrat Berisha
Gerd Vaso rrëfen për herë të parë ndarjen me Enada Hoxhën: Nuk isha vetvetja, kam humbur shumë gjatë rrugëtimit tonë
Genta Ismajli ndalon projektet për shkak të problemeve shëndetësore
Ramush Haradinaj mes vrapuesve tek Maratona e Tiranës
TAGGED:hygeiaKryesorespitali i traumes

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article U dënua për shpifje ndaj Saimir Kodrës, flet për herë të parë Egla Ceno

Stay Connected

235.3kFollowersLike
69.1kFollowersFollow
11.6kFollowersPin
56.4kFollowersFollow
136kSubscribersSubscribe
4.4kFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Loredana paralajmëroi padi ndaj tij, reagon David Dano
Të famshëm
October 21, 2025
Melinda Ademi në pritje të ëmbël? Pamjet që tradhtuan reperen
Të famshëm
October 21, 2025
Horoskopi javor: Këtyre shenjave do iu rikthehet ish-i…
Horoskopi
October 21, 2025
Australia ndalon të gjitha mediat sociale për fëmijët nën 16 vjeç
Botë Teknologji
October 21, 2025

Lexo edhe:

Tv Shows

‘Na dinte të vdekur’, Xheneta Fetahu tregon mes lotësh takimin e parë pas 23 vitesh me nënën e saj

October 19, 2025
Shëndeti

Zbuloni ushqimet më të mira, kundër simptomave të reumatizmit

October 18, 2025
Të famshëm

Reperi Eminem në një lidhje me stilisten me origjinë shqiptare

October 18, 2025
Tv Shows

Pas humbjes së vëllait, Xheneta flet me lot në sy për gjendjen e Gjestit

October 18, 2025
Show More
//

We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2025 Vip-magazine.al All Rights Reserved.
  • Vip home
  • Vip Travel
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?