Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Leximi: Ia kishte dhënë të motrës për ta fshehur, çfarë u zbulua në telefonin e bashkëshortit të 41-vjeçares që helmoi veten
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Aktualitet > Ia kishte dhënë të motrës për ta fshehur, çfarë u zbulua në telefonin e bashkëshortit të 41-vjeçares që helmoi veten
Aktualitet

Ia kishte dhënë të motrës për ta fshehur, çfarë u zbulua në telefonin e bashkëshortit të 41-vjeçares që helmoi veten

Last updated: January 6, 2024 12:39
6 Min Read
SHARE

Video e SMS kërcënuese ndaj të shoqes janë zbuluar në celularin e bashkëshortit të 41-vjeçares që helmoi veten me fostoksinë në banesën e tyre në fshatin Vadardhë të Sukthit.

Mësohet se 45-vjeçari Xhemal Loka ia kishte dhënë telefonin për ta fshehur motrës së tij, por tani që është sekuestruar nga policia së bashku me celularin e viktimës.

Demo

Ndërkohë, ekspertët e IT po zbulojnë se kush e hapi adresën e TikTok në emër të 41-vjeçares ku u publikuan foto denigruese të saj.

Lexo edhe:

Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro
E rrallë! 10 mami të maternitetit “Mbretëresha Geraldinë” në pritje të ëmbël
‘Nuk dal nga kulla jeme…’ Biseda në ‘WhatsApp’ e oficerëve me motrën e Tatës së Shkodrës! Pyetja në shtëpi e Mustafa Licit
Babai që humbi dy vajzat në aksident zbulon detaje rrëqethëse: “Më kërkuan një darkë me zë të dridhur…”

Ka qenë dëshmia e vajzës së çiftit, të cilët ishin prindër edhe të 3 djemve, që ka “fundosur” të atin, pasi ka treguar për hetuesit dhunën psikologjike që Xhemal Loka ka ushtruar drejt të shoqes.

“Babai dhunonte dhe shantazhonte vazhdimisht nënën”, ka dëshmua ajo, pasi e ëma i kishte treguar të bijës më 2 janar në lidhje me sherrin që kishte me të atij e saj.

45-vjeçari, i cili ishte emigrant në Greqi dhe ishte kthyer për festat e fundvitit, është arrestuar nga policia i akuzuar se e ka nxitur drejt vetëvrasjes. Gjithashtu ai akuzohet se e ka kërcënuar se do e vrasë me thikë në prani të një prej fëmijëve të tyre.

Vihet në pranga bashkëshorti i 41 -vjeçares që humbi jetën 4 ditë më parë, si pasojë e konsumimit të fotoksinës.

Nga hetimet e thelluara rezultoi se 45-vjeçari ka dhunuar psikologjikisht në mënyrë të vazhdueshme, bashkëshorten e tij.

45-vjeçari, kur ishte kthyer nga Greqia, e kishte kërcënuar për ta vrarë bashkëshorten, me mjet prerës thikë, në prezencë të njërit prej fëmijëve.

Gjatë kontrollit të ushtruar në territorin e banesës së 45-vjeçarit, Policia gjeti dhe sekuestroi 1 armë zjarri automatik tip “Sharrs”, një krehër dhe një sasi municioni luftarak.

Në vijim të veprimeve të thelluara hetimore të kryera në drejtimin e Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për zbardhjen e shkakut të konsumimit të lëndës helmuese nga 41-vjeçarja B. L., e cila më pas humbi jetën, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan shtetasin Xh. L., 45 vjeç, i cili përkohësisht jetonte në Greqi, për shkak të punës.

Nga veprimet hetimore rezultoi se shtetasi Xh. L., 45 vjeç, kishte dhunuar psikologjikisht në mënyrë të vazhdueshme bashkëshorten e tij, shtetasen B. L.

Gjithashtu, nga hetimet e thelluara rezultoi se më datë 27.12.2023, shtetasi Xh. L. e ka kërcënuar bashkëshorten me mjet prerës (thikë), për të vrarë, në prezencë të njërit prej fëmijëve. Për këtë rast, shtetasja B. L. nuk ka bërë kallëzim në Polici.

Gjatë kontrollit të ushtruar në territorin e banesës së 45-vjeçarit, Policia gjeti dhe sekuestroi 1 armë zjarri automatik tip “Sharrs”, një krehër dhe një sasi municioni luftarak.

Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve kanë sekuestruar celularin e shtetasit XH. L., i cili e kishte fshehur atë, dhe nuk ka bashkëpunuar me Policinë.

Ky celular, bashkë me celularin e shtetases B. L., janë dërguar për ekspertimin me qëllim gjetjen e provave për dokumentimin e rrethanave dhe shkakut të ngjarjes.

Po në vijim të veprimeve të thelluara janë kryer një sërë veprimesh të tjera procedurale me qëllim dokumentimin e plotë të shkakut që detyroi shtetasen B. L., të konsumonte lëndë helmuese.

Në drejtimin e Prokurorisë vijojnë veprimet e thelluara me qëllim zbardhjen e plotë të shkakut që detyroi 41-vjeçaren të konsumonte lëndë helmuese, nga e cila për pasojë humbi jetën.

Gjithashtu, nga strukturat e specializuara për Hetimin e Krimeve Kibernetike po kryehen veprime hetimore intensive për të identifikuar dhe vënë përpara përgjegjësisë ligjore autorin/en e keqpërdorimit të të dhënave të shtetases B. L., në rrjetin social “Tik Tok”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Xhemal Loka në dëshminë e dhënë për policinë është shprehur se gruaja e tij ka patur stres e ankth kohët e fundit. Sipas tij, bashkëshortja Bedrie Loka mund ta ketë kryer aktin e vetëvrasjes pasi rreth një vit më parë persona të paidentifikuar i kanë hapur një adresë në rrjetin social TikTok me emrin e saj, ngjarje për të cilën viktima kishte bërë edhe një kallëzim penal.

Xhemal Loka ka deklaruar se një natë para ngjarjes e shoqja ka qenë në rregull dhe s’ka patur shqetesime.

Ai ka treguar se e kanë kaluar mbrëmjen në rregull duke festuar Vitin e Rim, por sipas tij prej kohësh gruaja kishte shfaqur shqetësime pasi nuk përballonte dot fotot denigruese ndaj saj të publikuara në TikTok.

Xhemail Loka ka dëshmuar se mëngjesin e 2 Janarit është çuar dhe ka parë bashkëshorten të shtrirë përtokë te dhoma e ndenjes, në mes të shtëpisë.

Me automjetin e vëllait të tij e kanë trasnportuar në Urgjencën e Spitalit Rajonal Durrës ku mjekët i kanë komunikuar se ajo kishte konsumuar fotosksinë. Më pas e kanë nisur ambulancë në drejtim të QSUT për mjekim më të specializuar ku është vendosur në reanimacion, por për shkak të gjendjes së saj të rënduar shendetsore ka ndërruar jetë.

Hetuesit kanë gjetur në dhomën e ndjenjës në katin e parë të banesës së çiftit një shishe plastike me ujë dhe disa kapsula fostoksinë.

Gjithashtu në tapetin e dhomës janë gjetur mbetje të lëndës helmuese.

E rëndë/ 57-vjeçarja gjendet pa shenje jete në një taksi, ja çfarë dyshohet
23-vjeçari i dehur i aksidentoi vajzat për vdekje, babai: Nuk fal dot zemra e shpirti…
Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro
Makina e ndarë në gjysmë, ky është shqiptari që humbi jetën teksa i arratisej policisë
Zgjedhje në Bashkinë Tiranë, Ilir Alimehmeti zbulon nëse do të garojë si kandidat i PD

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article Si dështoi dy herë ligji për dënimin e bullizmit në rrjete sociale
Next Article E dhunoi psikologjikisht dhe e kërcënoi se do ta vriste, del foto e bashkëshortit të 41-vjeçares që u vetëvra në Durrës

Stay Connected

235.3kFollowersLike
69.1kFollowersFollow
11.6kFollowersPin
56.4kFollowersFollow
136kSubscribersSubscribe
4.4kFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ekskluzive/ Dalin pamjet nga dasma private e Besa Kokëdhimës
Të famshëm
September 15, 2025
“U abuzova për 7 vite nga i forti i lagjes”, trondit gazetari Tozaj: Rrëfen dramën e jetës në prani të nënës
Tv Shows
September 15, 2025
Çfarë do të ndodhë me shenjën tënde këtë javë: Ndryshimet më dramatike për këto shenja
Horoskopi
September 15, 2025
Njihuni me “surprizat” e motit gjatë kësaj të hëne, temperaturat shkojnë deri në …
Moti
September 15, 2025

Lexo edhe:

Politikë

Belinda Balluku konfirmohet si numri dy i Edi Ramës

September 11, 2025
Politikë

Kush do të jetë kryetari i Kuvendit? Rama zbulon emrin

September 11, 2025
Aktualitet

Edi Rama shpall zgjedhje të parakoshme në Tiranë, kush e zëvendëson Erion Veliajn

September 11, 2025
Politikë

Nuk pret orën 11:00 për prezantimin e qeverisë, Rama bën reagimin e papritur

September 11, 2025
Show More
//

We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2025 Vip-magazine.al All Rights Reserved.
  • Vip home
  • Vip Travel
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?