Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Reading: I fejuari i fiku telefonin, e reja nga Tirana bën ekstremin!
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Aktualitet > I fejuari i fiku telefonin, e reja nga Tirana bën ekstremin!
Aktualitet

I fejuari i fiku telefonin, e reja nga Tirana bën ekstremin!

Last updated: March 6, 2021 15:28
5 Min Read
SHARE

Dashuria pa asnjë dyshim që nuk njeh kufij. Një vajzë e re në Tiranë e humbi aq shumë toruan për njeriun e zemrës, saqë vuri në lëvizje autoritetet për gjetjen e tij. Realisht ai thjesht kishte fikur telefonin dhe nuk e takoi të renë për gati 24 orë. Dhe një mungesë e tillë u çmua nga vajza si një situatë për t’u alarmuar. Ajo mendoi të gjitha të këqijat që mund t’i kishin ndodhur të fejuarit dhe pas pak orësh e mbajti frymën në komisariat. E gjitha kjo ndodhi sipas burimeve të Gazetës “Si”, pasi 28-vjeçarja nga Fieri me banim në Tiranë piu një kafe me të fejuarin dhe më pas ai i tha: Po dal dhe për një kafe tjetër.

“Jetoj mbi bar A., mbasi rreth orës 13 piva kafe. I. më njoftoi, po dal pak ta pi dhe një kafe tjetër. Mbante veshur një bluzë të kuqe, kapele të zezë, xhinse dhe atlete të zeza”.

E.H. shtoi në polici se nga ai çast deri në orën 19.50 i fejuari me siguri kishte qëndruar në kafene dhe ajo pasi kishte mbyllur punët e ka telefonuar rreth kësaj ore.

Lexo edhe:

“Mu thafshin duart për atë votë”/ Banorja në Theth: Rama na tha kthejini djemtë, ndërtoni
Këmbimi valutor 11 korrik/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera
Burgu i Korçës si kabare/ Modelja e Kosovës hyri në takim “special” me Laert Haxhiun, i dënuar përjetë
Aksident i rëndë në Pogradec, automjeti del nga rruga dhe bie në liqen! Ndërron jetë shoferi 34-vjeçar

“Më tha jam në lokal O. Vij për pak më tha. E telefonova në orën 20.10 dhe telefoni i tij ishte fikur”, ka treguar ajo.

28-vjeçarja këmbëngul në deponimin e saj se me gjithë telefonatat e shpeshta gjatë gjithë mbrëmjes dhe mesnatës, telefoni i të fejuarit ka rezultuar i mbyllur.

“Mendova se ishte rrugës vazhdimisht dhe kjo me gjithë shqetësimin dhe alarmin më la me shpresë se vjen tani apo vjen më vonë. Bisedova me prindërit e tij dhe ata duke dashur të më qetësojnë më thanë se do flisnin ata se do gjenin një mënyrë për t’u lidhur apo se kështu janë burrat u fiket telefoni”. Në kallëzimin për zhdukjen dhe humbjen e të fejuarit të administruar nga oficerja J. H pranë komisariatit numër 3, e reja radhit veprimet që kreu gjatë orëve në vazhdim.

“Në dijeninë time i fejuari nuk ka konflikte me askënd, dhe as probleme. Duke pritur u kujtova për emrin e punëdhënësit, i shkrova në Messenger, duke e pyetur a e kishte takuar apo parë të fejuarin tim dhe ai i kishte thënë ndonjëherë që kishte probleme. M’u përgjigj që kishte folur paradite dhe që nga zëri i ishte dukur shumë mirë”. Mbasi ka pritur për orë të tëra dhe kur kanë mbushur 24 orë dhe s’ka pasur asnjë shenjë nga i fejuari, vajza fierake ka veshur atletet dhe e bindur se diçka kishte ndodhur kërkoi ndërhyrjen e policisë për t’ia gjetur të fejuarin. Siç bëjnë me dije burimet policore, brenda të njëjtës ditë kur vajza kërkoi ndihmë për të fejuarin, është shfaqur në polici i fejuari i saj.

“E dashura ime e zemrës shqetësohet për mua dhe nuk ka faj. Por që t’ua tregoj deri në fund ç’më ndodhi atë natë, nuk është as zhdukje as problem me të cilin duhet të merret policia. Unë piva alkool deri brenda orës policore dhe mandej kur po kthehesha në banesë më telefonoi E. I thashë që jam rrugës. Por pastaj takova një shok që më ftoi në shtëpi dhe aty vazhduam me alkool deri në mëngjes. Telefoni mesa duket ishte fikur dhe kur jam zgjuar në mbasdite, telefonin e kisha të fikur. U nisa për në banesë dhe kur e fejuara më tregoi ç’kishte bërë, vrapova për tek ju që mos të nisnit kërkimet”, tha i riu që sipas burimeve policore tregoi dhe emrin e mikut me të cilin ndau alkoolin. Policia shton për Gazetën “Si” se pezulloi kërkimet për djalin nga Fieri që pasi u këshillua që të ketë kujdes me telefonin, iu kërkua që të njoftojë partneren e cila do të paraqitet për të tërhequr kallëzimin.

Shkrumbohet gjatë natës restoranti në qendër të Thethit, evakuohen turistët (FOTO)
U mbyt në ujërat e liqenit të Shkodrës ndërsa shpëtonte dy turistë, gjendet pas 48 orësh trupi i Kapitenit Arben Anamali
Gara për kreun e BKH-së, përfundon testi fizik për 7 kandidatët në repartin RENEA
Me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore, çfarë ndodh me monedhat e tjera/ Ja këmbimi valutor sot
Qytetarët e Vlorës PUBLIKOJNË VIDEON dhe ankohen për një çift turistësh: Bëjnë s*ks në plazh tek çadrat e bashkisë!
TAGGED:i fejuarvendim

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article Humbi babain mëngjesin e sotëm në aksidentin tragjik në Rrogozhinë, gazetarja e njohur shqiptare rrëqeth rrjetin me dedikimet e saj
Next Article “Ai nuk na besoi ne”/ Kim Kardashian u nda nga Kanye West për Drake?
Leave a Comment Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected

235.3kFollowersLike
69.1kFollowersFollow
11.6kFollowersPin
56.4kFollowersFollow
136kSubscribersSubscribe
4.4kFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës
Moti
July 12, 2025
Horoskopi 12 korrik 2025, çfarë parashikojnë yjet për ju
Horoskopi
July 12, 2025
Shenjat e horoskopit që kanë më shumë gjasa të divorcohen në muajin korrik 2025
Horoskopi
July 11, 2025
Shpat Kasapi foli për raportin me Selvijen, ajo i përgjigjet me një mesazh thumbues!
Të famshëm
July 11, 2025

Lexo edhe:

Aktualitet

Rama iu dha ultimatum 48 orësh, bizneset në Lungomare mblidhen bashkë për të marrë vendimin ekstrem

July 8, 2025
Aktualitet

Kërkoi lirimin nga qelia, Gjykata e Lartë jep vendimin për Erion Veliajn

July 8, 2025
Politikë

Ervin Salianji lirohet nga burgu, ja vendimi që mori gjykata për ish-deputetin

July 8, 2025
Aktualitet

E qëlluan, poshtëruan dhe e hodhën në ferra, nisin hetimet për 4 të miturat që dhunuan 16-vjeçaren në Fier (PAMJET E RËNDA)

July 8, 2025
Show More
//

We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2025 Vip-magazine.al All Rights Reserved.
  • Vip home
  • Vip Travel
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?