Çdo fillim muaji na bën kureshtarë për mesazhin e yjeve, paralajmërimet e tyre apo edhe surprizat që kanë rezervuar. Chrysanthi Kalogeri, astrologia e programit “Shije Shtëpie” është gjithnjë e gatshme për të na zbuluar se çfarë na pret çdo muaj e në këtë rast, në qershor.
Kjo është një periudhë ku do të shkojmë drejt vendimeve të mëdha dhe kapitujve të rinj. Do të ndiejmë ndikimin e bukur të Jupiterit, begatinë që sjell, forcimin e lidhjeve familjare dhe rritjen e financave. Rreth mesit të muajit nuk mungojnë tensionet, por gjithçka na çon drejt fillimeve të reja. Planetët kanë rezervuar dhurata dhe më poshtë mund të zbuloni tuajën.
Chrysanthi Kalogeri: Vera që vjen në vija të përgjithshme është pozitive. Nuk përjashtohen gjërat që do të na befasojnë në jetën sociale, politike, në gjëra që kanë të bëjnë me fenomene natyrore, bota është në ndryshim dhe në zhvillim. Fillimi i ri është bërë në 2020, por 2025 përbën një faktor vendimtar për zhvillimet tona ku do të mbyllim disa kapituj për fillime të reja. Edhe pse pritshmëritë tona mund të zhgënjehen, asgjë nuk na nxjerr nga rruga e zhvillimit dhe përparimit. Është një periudhë me zhvendosje të planetëve, ka ndryshuar Neptuni, Saturni ka kaluar në Dash në datën 25 dhe më 9 qershor kalon Jupiteri në Gaforre, në një vend shumë të mirë e të përshtatshëm. Jupiteri do të na bëjë shumë dhurata, por në momentin që hyn, ka një lidhje jo harmonike me Saturnin kështu që pritshmëritë dhe probleme me ligjet, pronën mund të dalin sërish në pah. Gjithsesi, do të na bëjë shumë dhurata pasi do të qëndrojë një vit aty nga qershori deri në verën 2026. Ndjenja e patriotizmit do të jetë shumë e theksuar, ka rëndësi që mos të kalojë në nacionalizëm. Do të kemi ndryshime në vlerën e pasurisë së patundshme dhe do të gjejmë mbështetje nga të afërmit, familja etj. Nuk është muaj i keq. Duhet të jemi të kujdesshëm në reagime, tensione në një situatë shpërthyese në mes të qershorit ku Marsi takon Uranin. Ka një hënë të plotë në datën 11, pozitive që do të na mbushë me vetëbesim e entuziazëm ku s’duhet të nxitohemi. Hëna e re në datën 25 në Gaforre do të ketë zhgënjime, por edhe gjëra pozitive dhe mund të vendosim jetën në themele të reja. Në qershor dhe gjatë verës, shumë të ndikuar janë të lindurit në ditët e para të shenjave ose të 10-ditëshit të parë.
Dashi – Qershori është shumë i rëndësishëm sepse do të merrni vendime serioze për jetën personale e profesionale. Një kapitull i ri ka nisur për ju, sidomos për të lindurit në ditët e para të shenjës dhe kjo do të përforcohet me hënën e re në Gaforre në datën 25. Përgjegjësitë do të jenë më të mëdha dhe rruga për realizimin e planeve kërkon disiplinë, diçka që do ju krijojë më shumë lodhje se herët e tjera. Me hënën e plotë më 11 qershor, hapen horizonte të reja. Favorizohen çështje që kanë të bëjnë me fëmijët, dashurinë, të ardhmen e afërt. Një udhëtim do ju ripërtërijë dhe do ju japë atë që ju nevojitet. Jupiteri që hyn në Gaforre në datën 9 sjell fat në çështjet e lidhura me familjen, pasuritë e patundshme. Kujdesuni më tepër për jetën shpirtërore. Nga 17 qershori fillon një fazë shumë aktive, organizojeni sa më mirë përditshmërinë. Sektori financiar premton zhvillime, shmangni teprimet dhe përshtatuni me një filozofi të re jete.
Demi – Qershori në pjesën më të madhe të tij ofron shanse në jetën financiare. Prania e Afërditës në shtëpinë tuaj krijon mundësi për të arritur me lehtësi ato që dëshironi. Me hënën e re më 25 qershor, do të zgjidhni çështje që lidhen me pronat, pasurinë e patundshme, akomodimin dhe çdo gjë që ju shqetëson. Do të përfitoni në një shitblerje, favorizohen kontaktet, udhëtimet dhe veprimtaria juaj. Këto do të jenë fitimprurëse, por kujdes nga presioni që mund t’ju ushtrojë mjedisi dhe mos i ekzagjeroni shqetësimet brenda jush. Jupiteri në Gaforre do të bëjë që për një vit të keni ndihmë, mbështetje dhe mund të promovoni jetën. Do të nisë një periudhë shumë aktive, do të shijoni dashurinë, do të flirtoni dhe do të shpreheni përmes krijimtarisë. Shmangni prapaskenat.
Binjakët – Qershori kërkon përqendrim në fushën e marrëdhënieve dhe bashkëpunimeve për shkak të hënës së plotë përballë jush në Shigjetar. Do të keni shanse në fushën e marrëdhënieve dhe do të favorizoheni në jetën emocionale, sidomos të lindurit në 10-ditëshin e tretë. Me hënën e re më 25 qershor dhe Jupiterin në Gaforre, do të keni shanse në sferën financiare dhe përveç ndihmës, do të shpërbleheni për sakrificat që keni bërë. Kërkohet organizim në sektorin financiar që duhet t’i shërbejë qëllimeve dhe synimeve tuaja. Mbështetuni në forcat tuaja sepse mund të zhgënjeheni nga pritshmëritë. Nga 17 qershori e deri më 7 gusht është një periudhë që duhet të fokusoheni te jeta personale, të mos krijoni probleme dhe të realizoni ndryshimet që doni.
Gaforrja – Keni arsye të ndiheni të kënaqur, me vetëbesim të plotë, nga data 9 kur Jupiteri kalon në shenjën tuaj kështu që planeti i fatit, zgjerimit, bollëkut do të sjellë dhurata shumë të mira. Pjesa më e madhe e qershorit kërkon të përvishni mëngët, të përqendroheni në përditshmëri dhe të kujdeseni për shëndetin. Hëna e re në datën 25 ju fton të vendosni themele të reja edhe pse në jetën profesionale e sociale mund të zhgënjeheni. Merrni përsipër përgjegjësinë, siguroni disiplinën e duhur, veçanërisht në iniciativat personale.
Luani – Qershori fillon pozitivisht, edhe pse intensiv dhe tensioni mund të mbizotërojë rreth jush. Jini të kujdesshëm rreth datës 15 qershor, evitoni konfliktet me eprorët, prindërit, mos ekspozoni veten në rrezik, kryesisht të lindurit në ditët e fundit të shenjës. Hëna e plotë në datën 11 është pozitive në jetën erotike, për një përparim, vendime që doni të merrni. Jeta sociale do të jetë shumë aktive. Me hënën e re në datën 25 jini më të tërhequr, rishikoni planet për të ardhmen, hapin e mëtejshëm. Lidhur me to, favorizoheni edhe pse disa nga pritshmëritë mund të mos jenë siç dëshironi. Rezistenca dhe këmbëngulja juaj do të jenë përgjigjja pozitive në këto fillime të reja që do të jenë pak të penguara. Shumë të ndikuar janë të lindurit në ditët e para të shenjës.
Virgjëresha – Qershori ju gjen aktivë në sferën sociale, profesionale, diçka që ju mbush dhe pëlqen, por duhet të vendosni një ekuilibër mes jetës personale, familjare, profesionale e sociale, sidomos me hënën e plotë në Shigjetar në datën 11. Prania e Afërditës në Dem krijon kushte shumë të mira financiare, për të udhëtuar, për jetën, planet e së ardhmes. Jupiteri në Gaforre do të sjellë shanse në zgjerimin e rrjetit social që do të mbështesin synimet tuaja. Hëna e re në datën 25 kërkon që në fillimet e reja për qëllimet tuaja, të mbështeteni në forcat tuaja dhe të ndani dëshirat dhe nevojat. Marsi do të kalojë në shenjën tuaj në datën 17 dhe shënon një periudhë shumë aktive deri në gusht ku do të realizoni shumë gjëra. Mos jini impulsivë dhe mbroni marrëdhëniet e interesat tuaja duke mos u konfliktuar me të tjerët.
Peshorja – Keni hyrë në një fazë të re në aspektin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimeve, por Jupiteri në Gaforre shënon një cikël të ri shoqëror, me interesa të reja dhe plane të freskëta. Me hënën e re në datën 25, pritet ngritje, vlerësim i personalitetit tuaj, ndryshime në jetën tuaj sociale që do të jenë pozitive. Të ndikuar do të jenë të lindurit në ditët e para të shenjës që janë të detyruar për të ndërmarrë vendime për jetën sociale, profesionale dhe kjo ka ndikim, është e lidhur me bashkëpunimet dhe lidhjet personale. I gjithë qershori ofron fillime pozitive, sidomos me hënën e plotë që krijon kushte për promovimin e jetës dhe planeve. Do të takoni njerëz shumë të rëndësishëm që do ju ndihmojnë, nuk ka nevojë të nxitoheni.
Akrepi – Qershori nis me shanse në fushën e marrëdhënieve dhe bashkëpunimeve, për shkak të Afërditës në Dem. Fusha e jetës së përditshme dhe punës do të jetë shumë kërkuese në përgjithësi e deri në vitet e ardhshme dhe duhet të siguroni një mënyrë jetese që i shërben shëndetit dhe mirëqenies. Shmangni konfliktet në punë, marrëdhënie e bashkëpunime që mund të sjellë çarje rreth mesit të qershorit. Kini kujdes të lindurit në ditët e fundit të shenjës. Jupiteri në Gaforre dhe hëna e re premtojnë zhvillime të reja e pozitive që do të hapin horizonte për jetën tuaj dhe një ripërcaktim të saj mund ta bëni, sidomos të lindurit në ditët e para të shenjës. Nga data 17 deri më 7 gusht do të keni një aktivitet të fortë shoqëror. Përdorni diplomacinë për realizimin e qëllimeve dhe synimeve.
Shigjetari – Qershori ju gjen me sytë drejt marrëdhënieve e bashkëpunimeve, por duhet të fokusoheni te vetja. Mos qëndroni në sipërfaqe të gjërave. Një cikël i ri, i këndshëm jete fillon për ju, sidomos të lindurit në ditët e para të shenjës. Jeta personale, dashuria, jeta krijuese hyn në një trajektore të re, edhe pse disa pritshmëri mund të mos shkojnë siç mendoni. Hyrja e Jupiterit në Gaforre dhe hëna e re më 25 qershor, sjell zhvillime pozitive, mbështetje financiare nëse s’bëni lëvizje të nxituara dhe iniciativa që ju ekspozojnë. Keni shanse e fuqi në sferën profesionale nga data 17.
Bricjapi – Qershori në pjesën më të madhe ju fton të vendoni një ekuilibër mes punës, përditshmërisë dhe çlodhjes në jetën private duke evituar gabimet. Jupiteri në Gaforre dhe hëna e re në datën 25 është një fillim i ri në marrëdhënie e bashkëpunime. Është momenti të vendosni për shtëpinë, familjen.
Ujori – Qershori fillon pozitivisht, veçanërisht në jetën erotike e krijuese do të favorizoheni. Kjo do të ndodhë me hënën e plotë më 11 qershor, ku do të jeni shumë socialë. Jupiteri në Gaforre më 9 qershor dhe hëna në datën 25 do të kontribuojë në një organizim më të mirë të jetës, sjell përmirësime në punë e shëndet. Nga data 17 qershor e deri në fillim të gushtit do të keni libido të fortë dhe duhet të përqendroheni në iniciativat financiare.
Peshqit – Qershori ju fton të përqendroheni në karrierë, jetën sociale por duke mos lënë pas dore familjen. Hyrja e Jupiterit në Gaforre dhe hëna e re në datën 25 krijon shanse për jetën personale, erotike, për krijimtarinë, për fëmijët. Prania e Jupiterit në shtëpinë tuaj të pestë do të sjellë fat për 1 vit. Mos nënvlerësoni situatat dhe kujdes me iniciativat në sferën financiare. Mund t’i lini për më vonë pasi do të përcaktojnë të ardhmen tuaj dhe duhet të jeni shumë të kujdesshëm nga data 17 e deri në gusht në bashkëpunimet e çdo lloji. Do të jeni shumë aktivë, por do të keni edhe provokime ku duhet të reagoni me takt e diplomaci që të mbroni interesat tuaja.