Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti parashikohet kryesisht i kthjellët. Vranësira të pakta e hera-herës deri mesatare kalimtare përgjatë relieveve malore të vendit në orët e mesditës e pasdite.
Ndërkohë priten reshje lokale shiu me intensitet kryesisht të ulët përgjatë relieveve malore në jug.
Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare e kryesisht atë jugperëndimorë dhe lugina pritet të fitojë shpejtësi deri në 14 m/s.
Valëzim në det do të jetë i forcës 1-3 ballë.
