Dy këngëtarët e njohur, Stine dhe Graciela, u përfolën sërish për një ndarje. Por këto thashetheme nuk janë aspak të vërteta, e këtë e ka zbuluar vetë Stine.
Ky i fundit është shprehur se janë bashkë dhe të lumtur. “Tani po e dëgjoj që jemi ndarë! Bashkë jemi dhe të lumtur”, u shpreh këngëtari, i ftuar në “Glamour Zone”.
Ndërsa pyetjes nëse kanë plan për të bërë një fëmijë të dytë, ai iu përgjigj: “Rrugës jemi. Për mua nuk ka problem nëse është djalë apo vajzë!”.
Kujtojmë se ata janë prindër të një vajze, Estias, dhe marrëdhënia e tyre është shoqëruar me ulje e ngritje. Ata i dhanë fund lidhjes në prag të Vitit të Ri 2018 dhe u ribashkuan rreth një vit më vonë.
Duket se dashuria e tyre “triumfoi” mbi mosmarrëveshjet, ndaj Stine dhe Graciela tani planifikojnë zgjerimin e familjes.