Modelja dhe aktorja Annabel Schofield ka ndërruar jetë në moshën 62-vjeçare, pas një beteje me kancerin në tru.
Ajo ishte shtruar së fundmi në Los Angeles dhe u nda nga jeta më 28 shkurt, sipas raportimit të The Hollywood Reporter.
Pas diagnostikimit, Schofield kishte informuar ndjekësit për gjendjen e saj përmes një llogarie në GoFundMe, ku në postimin e fundit, më 18 janar, tregonte se i ishte nënshtruar një ndërhyrjeje urgjente për heqjen e tumorit.
E lindur më 4 shtator 1963 në Llanelli, Uells, ajo ishte vajza e producentit britanik John D. Schofield, i përfshirë në filma të njohur si Jerry Maguire dhe As Good as It Gets.
Më vonë u zhvendos në Londër, ku nisi karrierën si modele, duke u shfaqur në kopertinat e revistave prestigjioze si Vogue Germany dhe Vogue Italia.
Gjatë karrierës së saj, ajo bashkëpunoi me shtëpi të mëdha mode si Yves Saint Laurent dhe Versace, si edhe me marka të njohura kozmetike. Në fund të viteve ’80 u bë e njohur për një reklamë të Bugle Boy Jeans.


