Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Reading: Do na mungosh zonja sekretare! Roli kyç i Albright në kështjellën e Rambujesë dhe kritikat ndaj Putinit
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Rajoni & Bota > Botë > Do na mungosh zonja sekretare! Roli kyç i Albright në kështjellën e Rambujesë dhe kritikat ndaj Putinit
Botë

Do na mungosh zonja sekretare! Roli kyç i Albright në kështjellën e Rambujesë dhe kritikat ndaj Putinit

Last updated: March 23, 2022 21:44
11 Min Read
SHARE

Bota mbarëshqiptare humbi sot një mike të madhe, Madeleine Albright. Ish-sekretarja e amerikane e Shtetit, Albright mbylli sytë në moshën 84-vjeçare. Lajmi i trishtë u bë i ditur nga familjarët, ku bënë të ditur se ish-sekretarja e shtetit vuante nga kanceri.

Albright do të mbahet mend si një pioniere e diplomacisë amerikane. E lindur si Marie Jana Korbelová, zonja Albright iku nga nazistët si fëmijë nga vendlindja e saj, Çekosllovakia gjatë Luftës së Dytë Botërore, për t’u bërë më vonë gruaja e parë Sekretare amerikane e Shtetit. Ajo u zgjodh në këtë post më 1997 ku shërbeu deri në vitin 2001. Zonja Albright luajti një rol të jashtëzakonshëm në procesin e paqes në Kosovë dhe mbështeti fushatën e bombardimeve të NATO-s kundër Serbisë, që i dhanë fund luftës në Kosovë.

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, shkroi se “jeta e Madeleine Albright ishte personifikim i ëndrrës amerikane – ngritja nga refugjate në Sekretaren tonë të parë të Shtetit. Udhëheqja e saj e guximshme në Ballkan shpëtoi jetë të panumërta. Përparimi i Kosovës është një nderim i vazhdueshëm për trashëgiminë e saj”.

Lexo edhe:

E çuditshme / Me një mesazh të kobshëm, drejtoresha e inteligjencës amerikane paralajmëron për një…
Babai, si i dyshuar/ Detaje tronditëse nga vrasja tragjike e tri motrave të vogla: U gjetën me duar të lidhura dhe qese plastike në kokë
Tërmeti i fortë ‘shkund’ këtë vend, ja sa ishte magnituda
Tragjedi në ajër/ Rrëzohen dy aeroplanë, humbin jetën 3 persona

Sekretarja amerikane do të kishte një rol tepër të fuqishëm në negociatat që zhvilloheshin në kështjellën franceze të Rambujesë. Ajo vlerësohet se pati ndikim të madh për të bindur SHBA-në dhe botën për krimet serbe që po kryheshin në Kosovë nga ushtria dhe policia serbe. Si një figurë kryesore e administratës së presidentit Bill Clinton, sekretarja amerikane do të ishte vendimtare për të bindur delegacionin shqiptar të Rambujesë, që përbëhej nga dy figurat kryesore Hashim Thaçi, lideri politik i UÇK-së dhe presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova. Bisedimet nisën në shkurt të 1999 dhe për të arritur në firmosjen e marrëveshjes në mars 1999.

Përplasja me Thaçin dhe telefonata me Adem Demaçin

Siç përmend në librin e kujtimeve, sekretarja e shtetit e asaj kohe, ajo pati jo pak të vështirë për të bindur Thaçin për të firmosur.  Detajet janë shkëputur nga libri i Albright “Madam Secretary: a memoir”, Miramax Books, 2003.

Gjatë gjithë pasdites vrava mendjen si ta bindja Thaçin. Kisha marrë në telefon të gjithë ata që mendoja se mund të ndikonin mbi udhëheqësin e UÇK-së, ndaj më në fund vendosa ta provoja edhe Adem Demaçin. Demaçi ishte një nacionalist i vjetër kosovar, njëri prej atyre që i bënin presion Thaçit ta ruante qëndrimin më të ashpër të mundshëm. I telefonova në Slloveni ku ndodhej dhe i kërkova ta nxiste Thaçin që ta mbështeste qëndrimin tonë. Demaçi u përgjigj se nuk mund të pajtohej me gjithçka dhe se donte të takohej personalisht me mua; më sugjeroi që të shkoja në Slloveni dhe të bisedoja me të. I thashë: ka dy javë që palët po bisedojnë.

Do na mungosh zonja sekretare! Roli kyç i Albright në

Edhe fare pak orë kanë mbetur që të skadojë afati i fundit. Mund të takohem me ju në të ardhmen, por tani ju duhet t’i jepni Thaçit miratimin tuaj. Në rast se nuk e bëni këtë, dështimi do t’ju ndjekë si hije gjatë gjithë kohës që shqiptarët e thjeshtë do të vriten. Demaçi tha: ne i çmojmë përpjekjet tuaja, por nuk duam të nxitohemi. Nëse është e nevojshme të vdesin edhe tridhjetë mijë shqiptarë, le të vdesin, por ne nuk do t’i dorëzojmë armët vetëm mbi bazën e premtimeve. Ne nuk do të heqim kurrë dorë nga ëndrra jonë për të qenë të lirë.

Iu përgjigja: propozimi im nuk do të thotë që ju të hiqni dorë nga ëndrra juaj. Mos e lini t’ju ikë nga dora ky shans për paqe. Thoni Thaçit se e mbështetni atë. Demaçi ma priti: Është e pamundshme. E mbylla telefonin me një ndjenjë pështirosjeje. Kjo bisedë telefonike kishte qenë për mua një nga bisedat më rrëqethëse që kisha pasur ndonjëherë në jetën time. Pavarësisht nga Demçi, presioni ynë më në fund pati sukses”.

Do na mungosh zonja sekretare! Roli kyç i Albright në

Ndërhyrja e SHBA dhe NATO-s në Kosovë

Ajopati deklaruar se vendimi për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, nuk ka qenë vendim i lehtë, duke zbuluar bisedën që kishte bërë atë kohë me presidentin e 42-të të SHBA-ve, Bill Clinton.

“Nuk ishte vendim i lehtë, dhe kemi pasur shumë diskutime, dhe presidenti Clinton më telefonoi në mbrëmje dhe më tha planet tona janë nisur dhe ne po e bëjmë gjënë e duhur, i thash po z.kryetar ne po e bëjmë gjënë e duhur”, ka deklaruar Albright. Sipas saj, ndërhyrja e NATO-s në Kosovë ishte bërë në emër të lirisë.

“Kësisoj, e çuam NATO-n në një luftë të gjatë 78 ditëshe. Ishte shumë thelbësore, sepse bëhej në emër të lirisë për njerëzit që përndiqeshin nga shtëpitë e tyre apo që vriteshin. Me këtë u dëshmua edhe vlefshmëria e misionit të ri për NATO-n”, kishte thënë Albright në një intervistë dhënë për Radion Evropa e Lirë më 2009.

Albright vizitoi Kosovën një muaj pas përfundimit të luftës së vitit 1999 në Kosovë. “Duke u ngritur kundër [ish-liderit serb, Sllobodan]Millosheviqit, i kemi ulur gjasat për një vullnet të ri të Millosheviçit. Duke ndërtuar paqen në Kosovë, ne do të ndihmojmë në stabilizimin e Ballkanit dhe në këtë mënyrë do të kontribuojmë në një Evropë të tërë dhe të lirë”, ka thënë atëbotë Albright.

Vizitat në Kosovë dhe nderimi

Që pas çlirimit dhe shpalljes së pavarësisë së Kosovës, Albright e ka vizituar disa herë Kosovën. Për kontributin e saj për çlirimin e Kosovës, në Prishtinë, më 2019, në përvjetorin e 20-të të hyrjes së trupave të NATO-s, u zbulua në Prishtinë busti për nderë të saj. Po atë vit, Kosova e kishte dekoruar ish-sekretaren Albright me Urdhrin e Lirisë. Në këtë cermoni ishte prezent edhe ish-presidenti amerikan Bill Clinton.

Do na mungosh zonja sekretare! Roli kyç i Albright në

Do na mungosh zonja sekretare! Roli kyç i Albright në

Reagimi i fundit për luftën në Ukrainë

Muajin e kaluar pak para pushtimit rus të Ukrainës, Albright kishte thënë se udhëheqësi rus Vladimir Putin do të bënte “një gabim historik” nëse do të niste pushtimin e Ukrainës dhe paralajmëroi për kosto shkatërruese për vendin e tij.

“Në vend që t’i hapte rrugën Rusisë drejt madhështisë, pushtimi i Ukrainës do të siguronte turpin e zotit Putin duke e lënë vendin e tij të izoluar diplomatikisht, ekonomikisht të gjymtuar dhe strategjikisht të cenueshëm përballë një aleance perëndimore më të fortë dhe më të bashkuar”, shkroi Albright.

Ndarja nga jeta e Albright ka prekur githë kombin shqiptar, të shumtë janë ata që e cilësojnë si lajm të trishtuar për gruan që ndikoi për ti dhënë fund mizorisë shekullore serbisë mbi trojet shqiptare. “Madeleine Albright, një mendje e mprehtë, një thellësi intelektuale dhe një gjerësi shpirti e njerëzimi.Qe një dritë lirie për shumë popuj të botës,e për popullin e Kosovës në  veçanti. Emri i saj do të mbahet gjithherë në mend si sinonim i lirisë së Kosovës duke zënë vendin e vet të merituar në themelet e pavarësisë së Kosovës. Një falëmnderim i përjetshëm!”, shkruan Veton Surroi në një postim të tij, publicisti që dikur ka qenë anëtari i delegacionit shqiptar të Kosovës në konferencën e Rambujesë.

“Do na mungosh Zonja Sekretare!”, mbyllej mesazhi i kryeministrit Albin Kurtit. Ndërsa presidentja e Kosovës shkruan Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se ishte e tronditur nga lajmi për vdekjen e Albright, që e cilësoi si “mike të madhe të Kosovës”.

“Ajo na dha shpresë, kur nuk e kishim atë, u bë zëri ynë e krahu ynë kur nuk kishim as zë e as krah. E njohu dhimbjen e popullin tonë sepse edhe vet e kishte përjetuar persekutimin qysh në fëmijëri, prandaj qëndroi e vendosur kundër Millosheviqit deri në ndaljen e gjenocidit të tij në Kosovë. E përkrahi pareshtur Kosovën deri në frymën e fundit, prandaj populli i Kosovës do ta kujtojë përjetësisht”, tha Osmani përmes një postimi në Facebook.

Edhe në Shqipëri të shumta ishin mesazhet e ngushëllimit që vërshuan nëpërmjet rrjeteve sociale, duke u shprehur se “kombi shqiptar humbi një mike të veçantë”.

“Lajm i trishtueshëm ndarja nga jeta e Sekretares së Shtetit, Madeleine Albright, gruaja që mbikqyri rrugën e lirisë së Kosovës”, shkruan kryeministri Rama që postone dhe foto mes Albright me Thaçin, dy kryesorët që personifikojnë rrugën e gjatë drejt pavarësisë së Kosovës.

“jo ishte shembulli, se pushteti kërkon autoritet! Për shqiptarët, në ditë të vështira, SHBA kishte pamjen e Madeleine Albright. Lamtumirë mikja ime!”, shkruan ish-kryeministri Pandeli Majko, i cili drejtonte qeverinë në kohën e luftës së Kosovës.

Ndërsa presidenti Ilir Meta ndër të tjera shkruan “Roli i saj për Çlirimin e Kosovës dhe vendosjen e paqes së qëndrueshme në rajonin tonë ishte jetik dhe mbetet historik, duke i dhënë fund dhunimit dhe spastrimit etnik të shqiptarëve nga regjimi kriminal i Millosheviçit, në momentet më kritike për ta dhe të ardhmen e Ballkanit. Shqiptarët i janë mirënjohës veprës dhe përkushtimit të saj për vëmendjen e posaçme në forcimin e marrëdhënieve strategjike Shqipëri-SHBA”./ Gazeta Shqip

Tym i bardhë në Vatikan! Robert Francis Prevost zgjidhet Papa i ri

Tragjike/ Ndërron jetë politikani i njohur

Donald Trump vendos të mbyllë “Zërin e Amerikës”

E fundit! Këngëtari i njohur gjendet i vdekur në moshën 43-vjeçare

E dhimbshme, babai humb jetën pasi mëson se i biri vdiq në aksident

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article Çfarë shenje i përkisni? Ja si dashurojnë femrat sipas horoskopit
Next Article Davidi rrëfen historinë e tij: Nga vajzë po kthehem në djalë! Shoqëria më ka paragjykuar

Stay Connected

235.3kFollowersLike
69.1kFollowersFollow
11.6kFollowersPin
56.4kFollowersFollow
136kSubscribersSubscribe
4.4kFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Çfarë po ndodh?/ Policia bastis Ministrinë e Infraskturës me urdhër të Prokurorisë, dyshime për…
Rajon
June 12, 2025
Kursi i këmbimit 12 qershor 2025, me sa shiten dhe blihen sot euro dhe dollari
Ekonomi
June 12, 2025
‘Shpërthen’ rrjeti, Egli me këtë veprim konfirmon bashkimin me Gjestin?
Të famshëm
June 12, 2025
“Është bërë legjendë kjo historia”, Arjola Demiri flet perseri për shtëpinë që iu premtua në Big Brother VIP Albania
Të famshëm
June 12, 2025

Lexo edhe:

Botë

Rrëzohet helikopteri në Itali, mes viktimave trashëgimtari i një familje të njohur

February 6, 2025
Botë

U mbajt i fshehtë për mbi 50 vite nga CIA, libri misterioz zbulon se si do të ndodhë fundi i botë

January 19, 2025
Botë

Çim Kazazi nga Librazhdi, shqiptari hero bën xhiron e mediave në Angli, shpëton një grua nga përmbytjet!

January 10, 2025
Botë

Jeni kuriozë të njihni njerëzit më të pasur në botë për 2024? Ja kush e kryeson listën

January 4, 2025
Show More
//

We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2025 Vip-magazine.al All Rights Reserved.
  • Vip home
  • Vip Travel
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?