Ulen ndjeshëm temperaturat në Dibër. Temperaturat kanë shkuar -6 këtë mbrëmje në qytetin e Peshkopisë.
Akset kombëtare Peshkopi-Tiranë (Rruga e Arbrit) kalimi pa probleme por duhet bërë kujdes tek pishat e Bulqizës për shkak të ngricave.
Peshkopi-Kukës i kalueshëm prezencë ngricash nga ura e Veleshicës deri në Vasie.
Ura e Çerenecit-Librazhd i kalueshëm me zinxhirë nga qafa e Sebishtit deri në shkallën e Lunikut.
Rrugët e njësive administrative dhe të fshatrave të afërt janë hapur, vijon nesër fshatrat më të largët.
Është rikthyer energjia në zonat ku mungonte prej ditës së djeshme.

