Një debat i ashpër është regjistruar mes banorëve Artan, Mateo dhe Brikena në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”, duke kaluar në tone të larta dhe fjalor të rëndë.Situata u ndez pasi Artan iu drejtua Brikenës me një koment provokues, duke i thënë: “Sa shpejt shitesh ti moj gocë”, deklaratë që shkaktoi reagime të menjëhershme brenda shtëpisë.Mateo nuk qëndroi i heshtur dhe ndërhyri ashpër në mbrojtje të Brikenës, duke iu kthyer Artanit me fjalë fyese dhe kërcënuese: “Ta plas gotën fytyrës. O llum”.Tensioni u rrit edhe më shumë, duke detyruar produksionin të ndërhyjë menjëherë përmes audios në shtëpi. Një paralajmërim i drejtpërdrejtë iu dha Mateos me fjalët: “Mateo, kujdes mikrofonin”, duke sinjalizuar se situata kishte kaluar kufijtë e lejuar.Mbetet për t’u parë nëse kjo përplasje do të sjellë pasoja për banorët e përfshirë, ndërsa tensionet në shtëpinë më të famshme në vend vijojnë të jenë në rritje.

