Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Leximi: Çmimet në “Fast Food” rriten 15-19%, byreku rekord me 25%. Shtrenjtim tjetër pas qershorit
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Aktualitet > Ekonomi > Çmimet në “Fast Food” rriten 15-19%, byreku rekord me 25%. Shtrenjtim tjetër pas qershorit
Ekonomi

Çmimet në “Fast Food” rriten 15-19%, byreku rekord me 25%. Shtrenjtim tjetër pas qershorit

Last updated: April 18, 2022 07:42
5 Min Read
SHARE
Demo

Çmimet e produkteve në fast food janë rritur nga 15 deri 19%. Rritje të çmimeve ka pasur edhe në dyqanet e byrektoreve. Çmimi i byrekut të vogël është shtrenjtuar 25%.

Çmimet e dy operatorëve njëri në zonën e 9 -katesheve dhe një tjetër në zonën e ish Bllokut sipas konstatimit në terren të “Monitor” janë rritur 15,7% e sufllaqes gjiro me mish derri dhe pule, ku nga 190 ka arritur 220 lekë, hamburgeri nga 160 në 190 lekë (rritja 18,7%), doner nga 190 ka arritur në 220 lekë (15,7%), sanduiç nga 130 në 150 lekë (rritja 15,3%), hot-dog 190 lekë në 220 lekë (rritja 15,7%). Çmimet për produkte si patate të skuqura 150 lekë/racioni dhe i tostit të thjeshtë 100 lekë kanë mbetur të pandryshuara.

Enri Jahaj përfaqësues i Shoqatës të Bareve dhe Restoranteve tha për “Monitor” se rritja e çmimeve nuk është abuzive, por vjen nga shtimi i kostove. Jahaj paralajmëron se pas muajit qershor kur të nisë liberalizmi i tregut të energjisë, do të ketë tjetër rritje të çmimeve të produkteve fast food. Aktualisht rritja e çmimeve të ushqimit të shpejtë, sipas tij ka ndikuar për rënie të konsumit.

Lexo edhe:

Euro dhe dollari në nivele tepër të ulëta, ja sa shkon kursi
Këmbimi valutor 27 shkurt/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera
Këmbimi valutor 23 shkurt/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera
Nga buqetat tek dhuratat romantike, sa kushton Shën Valentini në Shqipëri

“Deri tani çmimet në dyqanet fast food kanë qenë shumë të lira, për çdo produkt mbi bazën e kostos operatorët fitonin 20 deri 40 lekë. Çmimi i sufllaqes në Greqi kushton nga 5 deri 12 euro, ndërsa në vendin e jo të origjinës varion me çmim nga 220 deri 280 lekë (sipas tipologjisë të produktit). Në Shqipëri ka shtrembërim të tregut dhe të çmimeve në raport me vendet e origjinës të ushqimit.

Aktualisht shtrenjtimi i çmimit të vajit që përdoret në sasi të larta në këto biznese, miellit (që ka ndikuar në rritjen e çmimit të bukës dhe piteve që përdoren në këto produkte), domates, dyfishimi i çmimit të gazit dhe të energjisë ka rritur 40% kostot e kësaj industrie. Pritet që kostot të shtohen sërish me shtrenjtimin e çmimit të energjisë që do të ndodhë pas liberalizimit të tregut në muajin qershor. Kjo do të ndikojë në një tjetër rritje të çmimeve për produktet fast food”, pohon Jahaj.

Shtrenjtim 25% është shënuar edhe për çmimin e byrekut të vogël nga 40 lekë në 50 lekë. Çmimi i këtij produkti u rrit 33% edhe në muajin shtator 2021 nga 30 lekë në 40 lekë, periudhë kur nisi shtrenjtimi i çmimit të miellit. Në këtë periudhë edhe çmimi i bukës masive u rrit nga 70 lekë në 80 lekë.

“Arsyeja e rritjes të çmimit të byrekut të vogël është shtrenjtimi i çmimit të miellit, vajit dhe bulmetit për përgatitjen e këtij produkti. Çmimi për këtë produkt edhe më parë nuk arrinte të mbulonte kostot e prodhimit. Nëse byrekun do ta gatuash në shtëpi, pa përfshirë pagesat e punonjësve, dilte me kosto më të shtrenjtë sesa te dyqanet”, thekson Enri Jahaj nga Shoqata e Bareve dhe Restoranteve.

Pas nisjes të luftës shtrenjtimi më i lartë i çmimeve ishte për vajin e lulediellit nga 249 lekë arriti në 330 lekë (rritje 32,5%). Aktualisht çmimi për këtë produkt që kontrollohet nga bordi i transparencës është 321 lekë për konsumatorin. Në import çmimi ka arritur 400 lekë për litër që pritet shumë shpejt të reflektohet edhe në tregun vendas.

Rritje e lartë është shënuar edhe për çmimin e miellit. Shtrenjtimi i miellit nisi që në muajin shtator 2021 nga 50 lekë në 55 lekë për kg, për shkak të rritjes të çmimit të grurit të importit. Në muajin tetor të 2021 çmimi i grurit të importit u rrit nga 220 dollarë në 360 dollarë për ton i zhdoganuar. Nisja e luftës ekspozoi më tepër çmimin e bukës dhe grurit. Sipas INSTAT, rreth gjysma e sasive vjetore të grurit (46%) që importon Shqipëria, vjen nga Rusia, ndërsa nga Ukraina erdhi 4% për vitin 2021./Monitor

Shporta e inflacionit/ Ulen shpenzimet për veshje e mobilim, rriten për digjitalizimin dhe financat
Kush po e ul Euron? Turizmi sipas ekspertëve, paratë e pista sipas qytetarëve
Bankers Petroleum, miliona euro humbje për shtetin: Jo vetëm taksa të papaguara, por edhe arbitrazhe të kushtueshme
Kursi i këmbimit/ Sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja?
Skandali kriminal/ Raiffeisen Bank fshehu paratë e Bankers, që shteti të mos mblidhte dot detyrimet
TAGGED:Cmimet

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article Arbër Hajdari flet për Donald Veshajn: Beatrix ishte pëlqim i momentit, kurse me Borën…
Next Article Çfarë ndodh nëse e fikni të paktën 1 orë telefonin çdo ditë

Stay Connected

235.3KFollowersLike
69.1KFollowersFollow
11.6KFollowersPin
56.4KFollowersFollow
136KSubscribersSubscribe
4.4KFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Zgjidhen mësuesit më të mirë në shkollat publike të Tiranës, fituesit marrin çekun e shpërblimit
Sociale
March 9, 2026
Konfirmohet pritja e ëmbël, Ajola Xoxa dhe Erion Veliaj do bëhen sërish prindër
Të famshëm
March 9, 2026
Horoskopi 9 mars 2026, zbuloni parashikimet e yjeve
Horoskopi
March 9, 2026
Xhensila dhe Ledri kapen mat duke u puthur/ Vjen reagimi i Bes Kallakut
Të famshëm
March 8, 2026

Lexo edhe:

Ekonomi

Këmbimi valutor 22 janar/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

January 22, 2026
Ekonomi

BKT pranon: Disa klientëve iu vodhën lekët në llogari, këshilla për qytetarët

January 13, 2026
Ekonomi

Thyhet sistemi i sigurisë në BKT/ Qytetarëve u vidhen paratë nga kartat

January 12, 2026
Ekonomi

Fundviti më i shtrenjtë se vitet e kaluara: u rritën çmimet e qirave, energjisë dhe ushqimeve

January 9, 2026
Show More
//

We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2025 Vip-magazine.al All Rights Reserved.
  • Vip home
  • Vip Travel
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?