Bashkëshortja e Mirit, banorit të “Big Brother VIP Albania 5”, ka reaguar sërish në rrjetet sociale.
Këtë herë përmes një videoje të publikuar në “TikTok”, ajo ka bërë një ‘lojë’, duke renditur nga njëshi te dhjeta, banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, nga ai që preferon më shumë te ai që më pak i pëlqen.
Ajo e rendit Mirin të parin, duke thënë: “Miri normalisht sepse është burri im, është njishi”.
Të dytën ajo ka renditur Stelinën, ndërsa të tretën Selin.
“Miri është 1-shi patjetër. Të duam shumë Schatzi im i dashur”, shkruan ajo në dixhiturën e videos.

