Pas javësh të tëra spekulimesh dhe zërash në media, gazetarja e njohur Dalina Buzi ka vendosur të sqarojë vetë publikisht zërat që e lidhin me sezonin e ri të “Big Brother VIP Kosova”.
Në një reagim të bërë në rrjete sociale, Buzi hodhi poshtë lajmet se do të jetë pjesë e panelit të opinionistëve apo stafetës së produksionit këtë vit.
“Jo, nuk do të jem pjesë e këtij sezoni,” – u shpreh ajo, duke sqaruar se, pavarësisht përfshirjes së saj në edicionet e mëparshme, këtë herë ka vendosur të mos angazhohet drejtpërdrejt në program.
Megjithatë, Dalina zbuloi një detaj interesant që ka ngjallur kuriozitet te publiku: produksioni i “Big Brother VIP Kosova” po investon fuqishëm për të ngritur cilësinë e transmetimit dhe për ta bërë këtë sezon më të madh se kurrë më parë.


