E pyetur se ku e sheh veten pas 10 vjetësh, moderatorja dhe ish-banorja e edicionit të tretë të “Big Brother VIP”, Heidi Baci tha se do donte në politikë.
Pyetje:
Heidi ku e sheh veten pas 10 vjetësh? Marr shkas edhe nga një trend i 2016, ku të gjithë kujtuam se ku ishim para 10 vjetësh
Ndryshojnë gjërat në jetë në sekondë. Por nëse do flasim, mendoj se do të doja të provoja në jetën time politikën
Me të vërtetë?
Besoj se po, pse jo. Kur je më e rritur, ke më shumë bagazh, ke mësuar më shumë, ke parë supozohet shtete të tjera, je rritur sa të mendosh për një kontribut real për të tjerët. Ke një far pushteti, pozitivisht mendoj.
Nëse të vjen një propozimi, ti do ta kishe pranuar?
Nuk është çështje propozimi
Këtu në Shqipëri është edhe çështje propozimi, për këtë të jesh e sigurt, nëse e sheh karrierën këtu
Në sensin rritje personale dhe angazhimi. Pastaj duhet ta gjesh veten në atë gjënë që do bësh.

