Tuesday, December 24, 2024

Poker vdekjesh në laboratorin e mikrokredive, tren mafioz që shtyp njerëz dhe fatet e tyre

Katër jetë të humbura dhe një tentativë vetëflijimi në vetëm një vit – ky është bilanci i zymtë i sistemit të mikrokredive në Shqipëri, ku emra si MCA, Kredo Finance, NOA, Iute Kredit dhe të tjera kanë lënë pas viktima të vërteta.

Mehmet Kadrija, ish-punonjës i SHISH, Pal Trashaj, ish-drejtues i PD-së, Fatime Gashi nga Durrësi dhe Olsi Ibro, një ndër organizatorët e skemave financiare, përfunduan në situata ekstreme nga trysnia e një borxhi që nuk arrinin ta shlyenin.

Këto histori të dhimbshme reflektojnë një realitet ku qytetarët, të përballur me kushte të ashpra kredimarrjeje dhe një shtet që nuk ndërhyn, ndihen të braktisur dhe të dëshpëruar. Mehmet Kadrija dhe Pal Trashaj denoncuan me vite padrejtësitë, pa arritur ndonjëherë të gjejnë drejtësi. Fatime Gashi, e dëshpëruar nga borxhi, zgjodhi aktin ekstrem të vetëflijimit para Bashkisë së Durrësit.

Ndërsa Olsi Ibro, një nga drejtuesit e MCA-së, humbi jetën në rrethana të dyshimta, duke përforcuar dyshimet mbi hijet që fshihen pas këtyre skemave.

Tragjeditë e tyre nxjerrin në pah pasojat e një sistemi ku emra të njohur si Kredo Finance, NOA dhe të tjerë luajnë me fatet e qytetarëve. Ndërkohë, institucionet vazhdojnë të qëndrojnë të heshtura, ndërsa skemat e mikrokredive vazhdojnë të “furnizohen” me jetë të reja. Pyetja që mbetet: kush është i radhës?

spot_img

Te fundit

112,000FansaPëlqeje
189,000NdjekësitNdjek
18,000NdjekësitNdjek
66,000AbonentëAbonohu
spot_img

Related articles