Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Leximi: Fundviti ndryshe për Tiranën/ Në kryeqytet pritet të vijnë producentët dhe distributorët filmik më të rëndësishëm nga e gjithë Europa
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Fundviti ndryshe për Tiranën/ Në kryeqytet pritet të vijnë producentët dhe distributorët filmik më të rëndësishëm nga e gjithë Europa

Last updated: December 5, 2023 16:20
3 Min Read

Marketet e filmit janë shndërruar prej vitesh në boshtin kryesor të industrisë kinematografike në Europë, Amerikë, Azi, duke tërhequr profesionistë nga e gjithë bota, e duke u kthyer në vlerë të shtuar në sektorin artistik dhe kulturor të çdo vendi.

Për këtë arsye, Tiranës nuk mund t’i mungonte një market filmi, që këtë herë ka shumë arsye për të marrë gjithë vëmendjen e duhur. Agjencia e Industrisë Kreative, Bashkia Tiranë, sjell BALKAN FILM MARKET në këtë fundvit, duke u fokusuar njëherësh tek profesionistët vendas, kineastët e rinj të Ballkanit, ekspertë të fushës nga mbarë Europa, dhe mbi te gjitha institucionet dhe kompanitë e prodhimit me te njohura ne europe.

Në datat 13-17 dhjetor, në kryeqytet do të vijnë producentët dhe distributorët më të rëndësishëm nga e gjithë Europa, për të nisur nje etape te re bashkepunimesh ne territorin e ballkanit.

Aktiviteti do të zhvillohet në ambientet e Piramidës, ku aspirantët për të nisur punën për filmin e tyre të parë, të përzgjedhur paraprakisht në bazë të aplikimeve të realizuara përgjatë dy muajve të fundit, do të punojnë individualisht me mentorë të huaj për të zhvilluar skenarin me të cilin përfaqësohen. Paralelisht, kineastë nga rajoni do të prezantojnë projektet e tyre para producentëve dhe distributorëve të ftuar në BFM, duke patur mundësinë të sigurojnë mbështetjen që u nevojitet në fazën e para ose pas prodhimit.

Në rrethin e mbi 300 të ftuarve, të cilët kthejnë sytë nga projektet Ballkanike, regjisorët e rajonit do të kenë mundësinë përgjatë pesë ditëve të promovohen, të zgjerojnë rrethin e njohjeve me emra të cilët kanë një historik të gjatë dhe të suksesshëm në industrinë filmike botërore, ku disa prej tyre te nominuar me cmime OSCAR. Përpos oportunitetit për ekspertët e fushës, nëpërmjet marketit Tirana do të shndërrohet në një pikë strategjike takimi për prodhuesit e filmit, që do ta njohin më nga afër kryeqytetin, duke e parë edhe nga këndvështrimi i një lokacioni të mundshëm për xhirime.

Balkan Film Market realizohet këtë herë në partneritet me Bashkinë Tiranë, Ambasadën Franceze, Ambasadën Austriake, Institutin Italian të Kulturës, Filmmakers Europe, Qendrën e Artit AGIMI, nën organizimin e Agjencisë së Industrisë Kreative.

[ruby_related total=5 layout=5]

[ruby_static_newsletter]
Previous Article Miku i aktorit kujton momentin e veçantë: Në Kiev portretin e Mirush Kabashit e vendosën në kartë telefonike…
Next Article Skenar për Big Brother Vip 3? Egli Tako reagon sërish për ndarjen nga Olsi

Lexo edhe:

Të famshëmUncategorized

Arrestohen në Itali xhaxhallarët e Stenaldos, vranë një person për të marrë hakun e babait të tij

April 9, 2026
Uncategorized

Një histori me dy reforma!

March 4, 2026
Uncategorized

“Mund të jem unë Olta Gixhari…”/ Brikena sfidon hapur Luizin, por merr përgjigjen epike

February 9, 2026
Uncategorized

E trishtë! U gjetën të pajetë në banesën e tyre në Itali, kjo është familja shqiptare që u shua tragjikisht(FOTO)

February 5, 2026
Show More
//

We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form id=”847″]

Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2025 Vip-magazine.al All Rights Reserved.
  • Vip home
  • Vip Travel
Welcome Back!

Sign in to your account