Tuesday, December 24, 2024

Këto fshatra super të bukur në Itali do ju paguajnë 28.000 € që të jetoni atje

Italia po përpiqet të frymëzojë gjeneratën e ardhshme për t’u shpërngulur aty. Këtë herë, oferta vjen nga rajoni i bukur i Kalabrisë në Italinë e Jugut, i cili do i japë një grusht para cash banorëve të që do shpërngulen atje, me vlerë totale 28,000 € gjatë tre viteve për t’u transferuar në një nga fshatrat e vegjël të rajonit. Qëllimi është që të tërheqë popullsi të re në fshatrat e vegjël italianë që kanë humbur banorë ndër vite.

Në mënyrë që të marrin fonde nga Kalabria, banorët e rinj duhet të premtojnë se do të nisin një biznes të vogël ose do të fillojnë një punë specifike profesionale. Dhe mos mendoni se çdokush mund të shpërngulet atje. Këto fshatra duan një gjeneratë të rinisë, kështu që është lejohen vetëm banorët e rinj, deri në moshën 40 vjeç. Plus, nëse pranoheni në program, duhet të shpërnguleni brenda 90 ditësh.

Projekti “të ardhura aktive nga rezidenca” do të fillojë në javët e ardhshme dhe rajoni ka vënë mënjanë më shumë se 700,000 €. Përveç kësaj, rajoni mund të japë grante të njëhershme për të ndihmuar banorët e rinj të fillojnë hotele, restorante, bare, dyqane dhe më shumë. Deri më tani, nëntë nga fshatrat e Kalabrisë janë regjistruar për të marrë pjesë në program dhe ato variojnë nga bregdeti në vendet malore.

spot_img

Te fundit

112,000FansaPëlqeje
189,000NdjekësitNdjek
18,000NdjekësitNdjek
66,000AbonentëAbonohu
spot_img

Related articles