Vendi ynë mbetet në ndikimin e masave ajrore me origjinë nga veriu i kontinentit Afrikan, të cilat do të sjellin mbizotërim të kthjellimeve në pjesën më të madhe të Shqipërisë.
Ndërsa mbrëmja sjell vranësira të pakta dhe të përkohshme në zonat malore, por nuk do të gjenerojnë reshje.
Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 13°C deri në 37°C.
Era do të fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi 40 – 45 km/h nga drejtimi Jugor Jugperëndimor duke sjell në det dallgëzim 4 ballë.