Spektakli “Ferma Vip” do të nisë në muajin mars. Projekti vjen me një formulë ndryshe, surpriza të forta dhe emra shumë të njohur të ekranit.
Sipas IconStyle moderimi i reality show-t do t’i besohet Arbana Osmanit, një nga figurat më të dashura dhe më të suksesshme të televizionit shqiptar. Rikthimi i saj në një format të tillë, pas atij të Big Brother VIP Albania, pritet të sjellë edhe më shumë interes dhe pritshmëri të larta nga publiku.
Por jo vetëm moderimi do të jetë risi. Edhe regjia do të jetë tërësisht e re, nën drejtimin e Eduart Grishajt, i njohur për stilin e tij unik dhe qasjen kreative në projekte televizive dhe kinematografike. Ky kombinim pritet t’i japë “Ferma VIP” një frymë moderne dhe dinamike, larg klisheve të zakonshme të reality show-ve.
Sa i përket kastit, burimet tregojnë se emra shumë të njohur të showbiz-it shqiptar do të jenë pjesë e këtij formati. Sipas zërave që qarkullojnë, Luiz Ejlli është emri më i përfolur për rolin kyç brenda reality show-t, atij të kryeplakut. Megjithatë, deri më tani asgjë nuk është konfirmuar zyrtarisht, duke e lënë këtë detaj të hapur për surpriza të mëdha.
Nuk dihet nëse “Mirëmbrëma Yje” e Arbanës do vijojë krahas FermaVIP, apo do mbyllë sezonin e saj!

