Friday, January 21, 2022

|

VIDEO/Ekzekutohet mes Greqisë boksieri i njohur shqiptar, autorët derdhin mbi të breshëritë e kallashnikovit

Më të lexuarat

Një 35 vjeçar me origjinë nga Shqipëria është ekzekutuar në një atentat mafioz. Haris Kontogiorgis, ishte njëherësh edhe një boksier i njohur i cili kishte ndërtuar jetën e tij në Greqi, u ekzekutua me 15 plumba në një atentat mafioz.

Sipas medieve greke shkruajnë se vrasja e tij ndodhi teksa boksieri Kontogiorgis po futej në ambientet e një palestre në rrugën Ekavis, në Galatsi ku bënte stërvitjen. Persona të panjohur që lëviznin me motoçikletë derdhën mbi të breshëri kallashnikovi.

Sipas informacioneve të fundit, viktima ka pasur lidhje me një person të vrarë muaj më parë në Metamorfozis, që ishte  nipi i tij.

Hetimet e policisë janë fokusuar në motivet e vrasjes në larjen e hesapeve

“ Isha në katin e tretë dhe dëgjova pesë të shtëna”, thotë një dëshmitar okular, i terrorizuar nga ngjarja e rëndë.

Burime policore thonë se viktima e vrasjes ishte përfshirë në afera dhe shumë njerëz e shihnin si “pasardhës” të xhaxhait të tij dhe aty po kërkojnë motivet e krimit.

Emri i Haris Kontogiorgis, megjithatë, është përfshirë në një ngjarje të rëndë të vitit 2011.

- Advertisement -spot_img

More articles

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit