Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Leximi: SPAK vë në shenjestër një tjetër njeri të Ramës, kush rrezikon burgun
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Aktualitet > SPAK vë në shenjestër një tjetër njeri të Ramës, kush rrezikon burgun
Aktualitet

SPAK vë në shenjestër një tjetër njeri të Ramës, kush rrezikon burgun

Last updated: September 25, 2025 10:15
8 Min Read
SHARE

Kryeministrit Rama i “bie” një tjetër kryetar bashkie. Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka marrë të pandehur kryetarin e Bashkisë së Kolonjës, Erion Isai. Ai akuzohet për veprat penale “Shpërdorim detyre”, “Korrupsion pasiv dhe aktiv”, “Fshehje të pasurisë” dhe “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”. Kryebashkiaku socialist është marrë i pandehur në kuadër të një procedimi penal që SPAK e ka regjistruar pas kallëzimit të avokatit nga Korça Esmerald Xhafa, teksa mësohet se hetimet po ndiqen nga prokurori Dritan Prençi. Bashkë me Erion Isain, janë marrë të pandehur edhe 6 zyrtarë të tjerë të Bashkisë së Kolonjës, të cilët po ashtu akuzohen për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”.

Ata kanë qenë anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave në Bashkinë e Kolonjës. Një prej çështjeve për të cilat është marrë i pandehur Erion Isai ka të bëjë me ndërtimin e aksit rrugor Korçë-Ersekë. Nga hetimet e SPAK ka rezultuar se nuk janë respektuar udhëzimet e autoritetit kontraktues dhe, po ashtu, cilësia e punimeve ka qenë e dobët. Gjithashtu, dyshohet se ka qenë e paracaktuar nga Erion Isai dhe anëtarët e KVO-së, kompania fituese për tenderin për ndërtimin e pjesës që i takonte Bashkisë së Kolonjë. Rruga Korçë – Ersekë është gjithsej 35 kilometër e gjatë, standard normal i kategorisë C, me vetëm një korsi. Ndërtimi i aksit u nda në dy pjesë. Pjesa e parë me gjatësi 18 kilometra u bë gjatë qeverisjes demokrate me kosto totale 15 milionë euro. Ndërsa pjesa e mbetur me gjatësi 17 kilometra u tenderua nga qeveria aktuale me një vlerë fillestare 5 miliardë lekësh ose gati 48 milionë euro. Por, faturës së kripur iu shtuan dhe 9,4 milionë euro përmes dy procedurash modifikimi të kontratës. Pra, Qeveria “Rama” e ndërtoi gjysmën e rrugës me mbi 3 herë kosto më të larta se Qeveria e Berishës. Me këto ndryshime, kosto totale e rrugës shkoi në 72,4 milionë euro pa TVSH. Rruga Korçë-Ersekë duhet të përfundonte në qershor të vitit 2023. Por afati u shty me një vit dhe teksa pritej inagurimi, një pjesë e rrugës u ‘shkërmoq’ pasditen e 18 shkurtit të vitit 2024, ende pa nisur qarkullimi i mjeteve. Punimet për këtë aks rrugor u kryen nga kompania “A.N.K ” e familjes së ish-deputetit Ndue Kola, ndërsa autoriteti prokurues është Autoriteti Rrugor Shqiptar.

Demo

Akuzat e tjera

Lexo edhe:

DALIN PAMJET e incidentit në TKOB/ Momenti kur tenori meksikan “lë në baltë” sopranon Eva Golemi që rrëzohet në tokë
Shmanget tragjedia në TKOB, soprano Eva Golemi rrëzohet në skenë pasi tenori italian harroi ta priste
Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro
Rama e vlerësoi se solli “Forbes Global” në Shqipëri, por kompania “Capital Point” rezulton borxhlie në Tatime

Ndërkohë, mësohet se Erion Isai akuzohet edhe për tenderat e rikonstruksionit të digës së Rezervuarit të Gjonçit, Ujësjellësin e Kolonjës dhe ndërtimi i pritave malore në fshatrat e Bashkisë Kolonjë, gjatë vitit 2023. Dyshimet janë se punimet nuk janë kryer siç duhet, duke sjellë pasoja për cilësinë dhe standardet e punimeve publike në këtë zonë. Për kallëzimin në fjalë, Erion Isai është thirru në SPAK më 15 Janar të këtij viti, ku ka dëshmuar për rreth 1 orë, ku refuzoi të tregonte për mediat arsyen e paraqitjes në Prokurorinë e Posaçme. “Njësoj këndshëm! Mund të them që dhashë disa shpjegim shtesë nga 2023. Nuk e di nëse duhet të them çështjen. Isha deklarues. Dhashë shpjegime shtesë.” – tha Erion Isai. Kjo për shkak se ai kishte dëshmuar në SPAK edhe më 30 Maj të vitit 2023, ku në atë kohë dëshmoi për rreth 3 orë për një çështje ku ai u pyet si person në dijeni. “Është një ngjarje e vjetër, nuk ka lidhje me tenderat e bashkisë. Kam qenë i thirrur si person në dijeni për një ngjarje. Nuk ka lidhje me krimet zgjedhore, a lidhje me një ngjarje konkrete të para shumë kohëve, ku Bashkia nuk ka qenë e përfshirë me tender publik të drejtpërdrejtë, por si institucion që bashkëpunon dhe ka dijeni. I takon prokurorisë se kë po heton, unë jam pyetur si person që ka dijeni. Hetuesit ishin në humor, pse të mos jenë në humor Ishte hera e parë në Prokurori, ishte këndshëm”, ka thënë ai në atë kohë pas daljes nga SPAK.

Prokurorët specialë mësyjnë edhe në Bashkinë e Peqinit

Nga ana tjetër mësohet se SPAK ka nisur hetimet për një tender me flamur të kuq, të hapur nga Bashkia e Peqinit më 28 gusht të vitit të kaluar. Procedimi penal është regjistruar dhe po drejtohet sërish nga prokurori Dritan Prençi, i cili së fundmi ka marrë në pyetje disa zyrtarë të Bashkisë, përfshirë shefen e financës dhe kryeinxhinieren. Tenderi ka për objekt “Ndërhyrjen emergjente në argjinaturën e Lumit Shkumbin për shmangien e shembjes së rrugës Cengelaj-Shezë, Bashkia Peqin”, me një fond limit prej 49,691,349 lekë, përmes procedurës së hapur. Një nga pikat që ngjall dyshime është koha tepër e shkurtër për paraqitjen e ofertave, vetëm 20 ditë, me afat deri më 9 shtator 2024, dhe mbajtja e tenderit në të njëjtën ditë. Në garë ishin tre bashkime operatorësh ekonomikë: BOE “ASI-2A CO” sh.p.k & “Shendelli” sh.p.k. BOE “LLAZO” sh.p.k & “VIANTE KONSTRUKSION” sh.p.k & “LIS KONSTRUKSION” sh.p.k. BOE “LLUCA” sh.p.k & “T&J Construction” sh.p.k Fitues u shpall bashkimi i parë, me vlerë 48,179,355 lekë, shumë e afërt me fondin limit. Kjo kompani rezulton të jetë fituese e shumë prokurimeve publike në vend, ndërsa auditimet e Kontrollit të Lartë të Shtetit kanë ngritur shpesh alarmin për favorizime ndaj saj. Bashkimi i dytë u skualifikua me argumentin e mosplotësimit të kriterit ligjor për marrëveshjen e bashkëpunimit dhe mungesës së pajisjeve dhe stafit teknik të kërkuar. Ndërsa bashkimi i tretë u skualifikua për mungesë licencash dhe mjeteve të nevojshme për realizimin e kontratës. Data e shpalljes së fituesit ishte 19 shtatori 2024, vetëm pak ditë pas përfundimit të afatit të aplikimit, dhe kontrata parashikonte një kohëzgjatje prej 45 ditësh. Tenderi mban firmën e kryebashkiakut të Peqinit, Bukurosh Maçi. Syri TV ka pyetur SPAK-un nëse ndaj tij janë kryer veprime hetimore apo nëse është person nën hetim, por deri më tani nuk është marrë përgjigje zyrtare. Hetimi i SPAK për këtë tender pritet të hedhë dritë mbi dyshimet për favorizime dhe shkelje të procedurave të prokurimit publik në Bashkinë e Peqinit.

Prekëse, Gjesti s’i mbanë lotët në varrimin e vëllait
Detaje nga EKZEKUTIMI i PRONARIT të fabrikës “Edil Centro” në Tiranë, ja pse ishte BIZNESMENI italian në Tepelenë
Tronditet Shqipëria, ekzekutohet biznesmeni! Detaje
Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro
Greva e babait shqiptar në Greqi që kërkon drejtësi për humbjen tragjike të djalit merr jehonë ndërkombëtare
TAGGED:Edi ramaErion Isai

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article U v*ra dhe u gjet i pajetë nga nipi brenda banesës në Durrës, Policia tregon se çfarë gjeti në trupin e viktimës
Next Article Mori PENG 19-vjeçarin dhe e mbajti në automjet, arrestohet i “FORTI” i Sarandës!

Stay Connected

235.3kFollowersLike
69.1kFollowersFollow
11.6kFollowersPin
56.4kFollowersFollow
136kSubscribersSubscribe
4.4kFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Publikimi i videos së vëllait të Gjestit, reagon ashpër Olti Curri: Ju që e xhiruat jeni përbindësha
Uncategorized
September 28, 2025
Njollat e vështira të vajit do të zhduken nga rrobat me vetëm dy përbërës kuzhine
Kuriozitete
September 28, 2025
Cila familje është vërtet e lumtur? Vetëm pak njerëz e japin përgjigjen e saktë në këtë test psikologjik
Kuriozitete
September 28, 2025
Sa është ora në këtë orë të “fshehur” – sfida që vetëm më të zgjuarit arrijnë ta zgjidhin
Kuriozitete
September 28, 2025

Lexo edhe:

Aktualitet

“Policia u bë palë me hasmin!”/ Nëna e Klevis Lleshit foli me emra 5 vite më parë: Djalin ma zhdukën…

September 26, 2025
Sociale

Hyn në fuqi udhëzimi që ndalon përdorimin e telefonave nga nxënësit dhe mësuesit

September 26, 2025
Politikë

U emërua zv.Ministre e Brendshme, si e quante Silva Caka dikur Ramën

September 25, 2025
Aktualitet

Tërmeti me magnitudë 6.2 ballë “shkund” këtë vend, ja ku ishte epiqendra

September 25, 2025
Show More
//

We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2025 Vip-magazine.al All Rights Reserved.
  • Vip home
  • Vip Travel
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?